Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild

Lapsi.al 17 June 2019
E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild
Sikurse paralajmëroi gazetari Peter Tide ditën e djeshme, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar 16 përgjime të reja që provojnë se në Dibra, Durrësi e i gjithë vendi ka përjetuar një masakër elektoralem në krye të së cilës duket se qëndron vetë Edi Rama. Ky i fundit dëgjohet në përgjimin e parë teksa interesohet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave. 15 përgjimet e tjera zbulojnë se për çfarë objektivash interesohej Rama. Lexo më tej:

Andi Bushati: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

Më poshtë Lapsi.al ka rreshtuar të gjitha përgjimet e sotme me komentet e gazetës Bild. Përgjimi 1  Ligji nuk e ka parandaluar kryeministrin Edi Rama për të cënuar objektivat e zgjedhjeve, si edhe as Arben Keshin për të siguruar vota për PS dhe për ta penguar bërë atë për të arritur qëllimet e paracaktuara, sipas pritshmërive. Gjatë bisedës, Keshi siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë. Edi Rama telefonon Arben Keshin, drejtorin në Ministrinë e Brendshme, si edhe një nga personat kyç të ngarkuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. [video width="696" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/rama-bild.mp4"][/video]   Përgjimi 2 Vlerësimi i Ramës për performancën e drejtorit Arben Keshi gjatë fushatës. Deputeti socialist Artan Gaçi në bisedë me Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt  e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri). Deputeti socialist Artan Gaçi shpreh respektin dhe mirënjohjen e lartë që kryeministri Edi Rama ka për drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshin. Sipas Gaçit, Edi Rama ia atribuon rezultatet në Maqellarë (në Dibër) plotësisht si një meritë Keshit, sepse ai “ka ndrequr”  gjithçka. [video width="696" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-2.mp4"][/video]   Përgjimi 3  Përse kryeministri Edi Rama është kaq mirënjohës, çfarë ka arritur drejtori i ministrisë së brendshme, çfarë ka bërë ai “për të ndrequr”  rezultatet e zgjedhjeve, si e arriti ai objektivin e vënë nga kryeministri Edi Rama për të siguruar votat për Partinë Socialiste? Pëgjigja është se Arben Keshi është një prej personave kyç  në detyrën e blerjes së votave, duke detyruar zyrtarët e administratave publike për të votuar për Partinë Socialite, gjiithashtu ai lëshon urdhra edhe për policinë e shtetit për të penguar votuesit e Partisë Demokratike të votojnë. Arben Keshi ( drejtor i qëndrës për refugjatët e jashtëligjshëm tek ministria e brendshme e Shqipërsië) në një bisedë me një person tjetër (068 5922860) Një përfaqësues i paindetifikuar i Partisë Socialiste ( 0685922860) telefonon drejtorin e ministrisë së brendshme Arben Keshi dhe e informon që ndodhet tek një familje për të blerë vota, por kryefmailjari nuk e pranon ofertën por kërkon shumë më tepër para. Drejtori i thotë se nesë ata nuk i duan paratë që po i ofrojmë nuk është problem, lëri të votojnë për Partinë Demokratike. [video width="520" height="292" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-3.mp4"][/video]   Përgjimi 4  Arben Keshi i përfshirë në blerjen e votës dhe në intimidimin e administratës publike. Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri) në bisedë më një person të paidentifikuar që punon si mësues. Një person i paidentifikuar që punon si mësues, informon Keshin se një person që ka siguruar 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi i tregon sesi ka kërcënuar një grup njerëzish në emër të drejtorit të Ministrisë së Brendshme dhe të drejtorit të Edukimit Rajonal. Ai më tej raporton se ka përmbushur të gjitha detyrat që i ishin dhënë. [video width="696" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-4.mp4"][/video]   Përgjimi 5  Arben Keshi drejtor i Qendres së mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë më dy persona të paindetifikuar (0686913636 dhe 0675590725) Një person i paindetifikuar nga zyrat qendrore të fushatës së Partisë Socialiste telefonon drejtorin Arben Keshi dhe i thotë se dy votues po kërkojnë paratë, duke pretenduar se nuk janë paguar për votën. Drejtori Keshi i thotë atij të verifikojë kërkesën  dhe telefonon një person tjetër të paindetifikuar që e pyet nëse i ka paguar personat në këmbim të votës. Ky person konfirmon se ai i ka paguar personat për të votuar, dhe i kërkon drejtorit t’i  dërgojë personat tek ai për t’u ballafaquar. Më pas personi i paindetifikuar i konfirmon se shefi i Policisë është ende aty sepse sapo kishte përfunduar një takim me disa oficerë. [video width="700" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-5.mp4"][/video]   Përgjimi 6  Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri) në bisedë më një person të paidentifikuar (0686913636) Një person i paidentifikuar e telefonon drejtorin e Ministrisë së Brendshme për ta informuar se personi që ka refuzuar gjatë javës ofertën e parave në këmbim të votave, ka ndërruar mendje dhe ka shkuar për t’i kërkuar paratë përmes xhaxhait të tij. Drejtori e udhëzon telefonuesin që ta kryejë “këtë punë”, duke i dhënë paratë personit që i referohen. Telefonuesi pyet për diçka tjetër, por Keshi ia kthen se do t’i kthejë përgjigje më vonë përmes një mesazhi, pasi është shumë i zënë për momentin. [video width="700" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-6.mp4"][/video]   Përgjimi 7  Shantazimi i zyrtarëve të adiministratës publike Arben Keshi (drejtor i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me Drini Gjecin (drejtor i drejtorisë rajonale të arsimit në Dibër) Drejtori i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm, Arben Keshi, i kërkon drejtorit të arsimit të Dibrës të telefonojë drejtorët e shkollave dhe t’u kujtojë atyre që të votojnë Partinë Socialiste, ndryshe një ditë pas zgjedhjeve “TË GJITHË DO TË PUSHOHEN NGA PUNA”. Drejtori i drejtoisë arsimore në Dibër i garanton atij se do t’i telefonojë. [video width="700" height="388" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-7.mp4"][/video]   Përgjimi 8  Përdorimi i Policisë për të penguar votuesit Arben Keshi drejtor i Qendres së mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me shefin e Policisë, Sali Skura (Shef Policie ne satcionin nr.5, Kamëz- 0688410294) Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, flet me shefin e Policisë në Kamëz, duke i shprehur shqetësimin dhe duke i kërkuar informacione lidhur me votuesit e Partisë Demokratike që jetojnë në Kamëz dhe që kanë të drejtën e votës në Dibër. Shefi i Policisë së Kamzës pasi i dha informacione mbi numrin e supozuar të votuesve të PD-së që do të shkonin të votonin, e vë në dijeni Keshin se po përpiqet të pengojë votuesit që të shkojnë të votojnë. Shefi i Policisë i thotë Keshit se ka vënë disa postoblloqe me policë për të ndaluar votuesit e PD-së, dhe se ai ndjek gjatë gjithë kohës lëvizjet e banorëve të Kamzës që priten të udhëtojnë drejt Dibrës, sepse atje figurojnë të regjistruar si votues. Shefi i Policisë mbulon Partinë Socialiste edhe në disa krahina në Dibër. [video width="700" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-8.mp4"][/video]   Përgjimi 9    Arben Keshi (drejtor i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me shefin e policisë së Kamzës (Sali Skura) Shefi i policisë së Kamzës, Sali Skura, pas pyetjes se si po shkojnë “gjërat” për Partinë Socialiste, tregon se si ai e pengoi nëpërmjet postoblloqeve qindra votues që po shkonin derjt Dibrës për të votuar Partinë Demokratike. [video width="700" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-9.mp4"][/video]   Përgjimi 10  Përveç kryeministrit Rama, i cili është shumë mirënjohes ndaj tij për performancën gjatë zgjedhjeve, përgjimet zbulojnë se drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, Arben Keshi, është gjithashtu i afërt edhe  me zyrtarë të tjerë  të lartë të Partisë Socialiste, si Vangjush Dako, kryetar Bashkie i Durrësit; Taulant Balla, kreu i grupit parlamnetar të Partisë Socialiste; Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës asokohe; Artan Gaçi,  ish-deputet dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përgjimet ekspozojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: ministri Damian Gjiknuri i ka vënë në dispozicion drejtorit Keshi një grup famëkeq kriminelësh, “djem problematik”, i quan ai, të cilët mund të jenë të dobishëm në një situatë të caktuar. Bashkëpunimi midis drejtorit Keshi dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili i ka vënë në dispozicion të parit një grup kriminelësh famëkeq që mund të jenë të dobishëm nëse ndodh diçka e paparashikueshme. Ministri Damian Gjiknuri në një bisedë me Arben Keshin (Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) Deputeti i Partisë Socialiste dhe ministri i Energjisë asokohe, Damian Gjiknuri, konfirmon me drejtorin e Ministrisë së Brendshme se i është nisur një furgon me disa “djem problematik”: (persona me dosje penale) tek selia e fushatës së tij , për t’i patur rrotull për çdo problem që mund të ndodhë. [video width="700" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-10.mp4"][/video]   Përgjimi 11 Drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, Arben Keshi, nuk është i vetmi zyrtar nga administrata publike i angazhuar në blerjen e votës në favor të Partisë Socialiste dhe në shantazhimin, si dhe pengimin e votuesve të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje. Përgjimet zbulojnë se rrjeti i blerjes së votës është masiv dhe i shpërndarë gjerësisht. Deputeti Pjerin Ndreu porositi shantazhimin e mësuesve. Biseda mes anëtarit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare (068 206 1822) dhe Drini Gjeçi, Drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës (0682350139). Deputeti Socialist Pjerin Ndreu, (aktualisht kandidat për Bashkinë Lezhë) është duke kërkuar prej Drejtorit të Arsimit të Dibrës që të ushtrojë presion ndaj drejtorëve të shkollave për të votuar Partinë Socialiste, përndryshe ata do të përjashtoheshin të hënën. Drejtori i Arsimit në Lezhë e siguron atë që do ta bëjë atë gjë . Më pas telefonata e radhës është ajo e Drejtorit të Arsimit, i cili zbaton porosinë e marrë nga Ndreu. [video width="702" height="394" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-11.mp4"][/video]   Përgjimi 12  Drini Gjeci (Drejtor i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës) në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç. Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës urdhëron drejtorin e një shkolle, që të deklarojë haptazi votën e tij dhe të familjarëve të tij, meqenëse Gjeci dyshonte se ata mund të votonin për PD-në. Gjeci e kërcënon drejtorin se nëse ai dhe familja e tij  do të votonin haptazi, do të largohej nga puna. [video width="696" height="394" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-12.mp4"][/video]   Përgjimi 13  Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës u ushtron presion mësuesve. Drini Gjeci (Drejtor i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës) në bisedë me Lavdrim Muratin në numrin e telefonit 0682548776 Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës i kërkon mësuesit që të deklarojë haptazi votën e tij për Partinë Socialiste. [video width="698" height="394" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-13.mp4"][/video]   Përgjimi 14  Mininistri Damian Gjiknuri i cakton  një detyrë sipërmarrësit Bekim Krashi. Damian Gjiknuri (Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës) në bisedë më Bekim Krashin (biznesmen) Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në qeverisjen e Partisë Socialiste për 5 vite (2013-2018) telefonon Bekim Krashin, për t’i kërkuar atij informacion lidhur me transportimin e diçkaje (dyshohet të bëhet fjalë për transportimin e parave), duke e konsideruar si një “detyrë shtetërore”. Personi ngre dyshime se kush do ta menaxhojë “ato gjonat” dhe pastaj konfirmon se sapo t’i marrë do të shkojë të takojë menjëherë Gjiknurin. [video width="700" height="394" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-14.mp4"][/video] Përgjimi 15  Bisedë midis Bekim Krashi (biznesmen) dhe një personi të paindetifikuar ( 0686795208) Biznesmeni Bekim Krashi ( një biznesmen nga zona ku operohet gurore mermeri) dhe personi i paindetifikuar, duke folur për transportin e parave për blersit e votës. Perosni i paindetifikuar pyet se sa duhet të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje me një total prej 5 votash. Çmimi për një votë është 4.000 lek. [video width="700" height="392" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-15.mp4"][/video] Përgjimi 16  Konfirmimi i votave që janë blerë Bekim Krashi në një bisedë më një votues (0684651445) Një votues duket se është paguar që të votojë për kandidatin e PS-së (numri një në fletëvotim). Ai telefonon personin që e pagoi, Bekim Krashin, për ta pyetur se çfarë shenjeje duhet të bëjë në fletë kur të votojë, që të mund të identifikohet se për kë ka votuar. Bekim Krashi, personi që e ka paguar, i thotë se do t’i shpjegojë nga afër sesi të faktojë së ka votuar siç iu kërkua kundrejt pagesës. [video width="700" height="394" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/bild-16.mp4"][/video] ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43