Flash

Arritën të shpëtonin në Mesdhe, Italia nuk pranon emigrantët e parregullt

Lapsi.al 17 June 2019
Arritën të shpëtonin në Mesdhe, Italia nuk pranon

Qeveria e Italisë ka pranuar vetëm 10 nga 53 emigrantët e parregullt të shpëtuar në Mesdhe më 12 qershor nga një anije që i përket organizatës joqeveritare gjermane “Sea Watch”.

Emigrantët e parregullt të shpëtuar në Mesdhe kanë shkaktuar një krizë të re mes organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisë italiane.

Bëhet e ditur se 53 personat e shpëtuar nga “Sea Watch” e cila punon në mënyrë aktive kohët e fundit për shpëtimin e emigrantëve të parregullt në Detin Mesdhe janë duke pritur që prej 5 ditësh në brigjet e ishullit Lampedusa në jug të Italisë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, i cili është lideri i partisë “Lega Nord” me ide të ekstremit të djathtë që njihet me politikat kundër emigrantëve i ka bërë “fajtorë” anëtarët e “Sea Watch” dhe i ka akzuzuar “për pirateri në Mesdhe”.

Në një deklaratë në rrejtin social Salvini ka rikujtuar se sipas Dekretit të Sigurisë të miratuar në Këshillin e Ministrave leja për hyrjen e anijeve nga Mesdheu në ujërat e Italisë jepet nga Ministria e Brendshme. Ai thotë se nuk lejojnë që të hyjë në portin Lampedusa anija e cila ka në bord 53 emigrantë.

Ndërkohë thuhet se dokumenti mbi ndalimin e hyrjes së anijes së “Sea Watch” e nënshkruar nga Ministria e Brendshme u dërgua në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Transportit.

Salvini bëri të ditur se vetëm pas kontrollit të ekipit mjekësor në bordin e anijes do të nxirren në breg 10 persona, gratë, fëmijët dhe të sëmurët. Ai tha se 43 personat në anije nuk do të nxirren në brigjet e Italisë ndërsa 4 prej tyre janë të mitur dhe nuk kanë pranë tyre asnjë nga anëtarët e familjes.

Në mënyrë cinike Salvini për emigrantët e parregullt tha se “Ata mund të qëndrojnë deri në vitin e ri”.

Sipas përfaqësuesve të “Sea Watch” emigrantët e parregullt në anije kanë thënë se “kurrë nuk do të rikthehemi në Libi”. OJQ gjermane thekson se emigrantët “dëshirojnë të shkojnë në një port të sigurtë”.

“Në Libi nuk ka port të sigurtë. Nëse i rikthejmë këta njerëz, edhe ne do kryejmë kthimin masiv që është një veprim për të cilin edhe Italia po dënohet. Libia nuk njihet ndërkombëtarisht si një port i sigurtë. Këtë e ka thënë Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Komisioni Evropian, Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë dhe madje vetë ministri i Brendshëm më 25 maj”, tha Giorgia Linardi një nga zëdhënëset e “Sea Watch”.

Sipas dekretit të miratuar nga qeveria e koalicionit në Itali, ekziston rreziku që anëtarët e “Sea Watch” të gjobiten me një vlerë prej 10 mijë deri në 50 mijë euro dhe anija të konfiskohet./ATA

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI