Ornella Muti është dënuar për mashtrim me gjashtë muaj burg dhe gjobë prej 500 euro.
Aktorja italiane rrezikon burgun, nëse nuk do të paguajë zhdëmtimin për anulimin e datave të një eventi, me qëllim pjesëmarrjen në një mbrëmje gala me presidentin rus Vladimir Putin, në vitin 2010.
64-vjeçarja Muti do të shpëtojë nga dënimi i caktuar vetëm nëse do të vendosë t’i paguajë 30 mijë euro teatrit “Verdi”, në Pordenone, për një shfaqje teatri ku nuk u paraqit, për të cilën ishte paguar 24 mijë euro.