Flash

Kim Kardashian: Si i mbuloj shenjat e lëkurës

Lapsi.al 15 June 2019
Kim Kardashian: Si i mbuloj shenjat e lëkurës

Kim Kardashian tregoi sot me detaj sesi e mbulon lëkurën e saj, që ka sindromën psoriasis.

38-vjeçarja ka nxjerrë një linjë makeup-i për trupin dhe për ta reklamuar, vendosi të “thyejë internetin” duke realizuar një tutorial për lëkurën e saj të pazakontë.

Kim shpërndau edhe një foto para dhe pas, ku tregohet qartësisht si duket lëkura e saj gjatë një acarimi nga psoriasis dhe si duket pasi mbulohet.

Fillimisht, çrregullimi ishte një gjendje e vështirë për t’u pranuar nga Kim. Por, duket se ylli i Instagram-it po mëson ta tejkalojë në mënyrën më Kardashian të mundshme: duke e kthyer në strategji shitjeje.

“Unë kam mësuar si të bashkëjetoj dhe të mos e jem e pasigurt për psoriasisin, por ka ditë kur dua ta mbuloj dhe atëherë përdor makeup-in tim.”, tha Kim, “Formula është aq kremoze dhe e përpunueshme, saqë ka një rezultat me një butësi sateni.”

Kim është treguar e hapur gjithmonë për problemet për shkak të sëmundjes së lëkurës që shkakton njolla të kuqe zakonisht tek këmbët, bërrylat dhe në fundshpinë. Këtë vit, Kim zbuloi se psoriasis ka nisur t’i dalë edhe në fytyrë.

Të këshilluara

Cuba Gooding akuzohet për ngacmim seksual

Cuba Gooding Jr është arrestuar të enjten me akuzat se ka ngacmuar seksualisht një grua në New York. Momenti kur aktori e ka prekur me duar gruan në zonat in...

17:13

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI