Flash

"E kam shef Edi Ramën...", Haradinaj tregon prapaskenat e bisedës me ish-ministrin e Jashtëm

Lapsi.al 15 June 2019
"E kam shef Edi Ramën...", Haradinaj tregon prapaskenat e

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për marrëdhënien zyrtare me homologun bashkëkombas, Edi Ramën. Në një intervistë për emisionin e mbrëmjes “Interaktiv” në televizionin KTV, Haradinaj është shprehur se është përshëndetur me Ramën gjatë ceremonisë së organizuar me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke theksuar se nuk ka pasur rast të sqarohet me të për mosmarrëveshjet para dhe pas Samitit të Berlinit.

“Unë i përshëndeta publikisht edhe kryeministrin Rama dhe presidentin Meta, është mirë që kanë ardhur. Nuk kam pasur rast të sqarohem. Unë e pata ftuar edhe në hapjen e Autostradës ‘Arbën Xhaferi’, ai më pati premtuar që do të vijë, por nuk erdhi, pastaj nuk kam pasur rast”, ka thënë Haradinaj.

Më tej, kreu i ekzekutivit të Kosovës foli për Samitin e Durrësit të zhvilluar më datë 28 gusht të vitit 2018, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare shërbente ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Haradinaj shprehet se në një bisedë të zhvilluar asokohe me ish-kryediplomatin, e kishte pyetur se pse nuk mund të kundërshtonte idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit: ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, ka deklaruar Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI