Flash

DJ të mirënjohur ndërkombëtarë dhe plot evente në Palasë, Nazar Beach destinacioni ideal i kësaj vere! (FOTO)

Lapsi.al 15 June 2019
DJ të mirënjohur ndërkombëtarë dhe plot evente në

Fundjava e dytë e Qershorit, bashkë me temperaturat e larta më në fund solli dhe magjinë e plotë të verës. Dhe nuk kishte si të vinte më bukur në plazhin magjepsës të Rivierës Shqiptare, në Palasë, se sa me tingujt dhe emocionet e një eventi special. Nazar Beach, restoranti elitar pjesë e shëtitores në Green Coast Resort, hapi zyrtarisht sezonin veror në një mbrëmje elegante, krejtësisht ndryshe, në magjinë që të fal zona e Palasës, me plot momente të veçanta e argëtuese, nën tingujt e DJ të mirënjohur ndërkombëtarë dhe me një organizim tejet të sofistikuar.

Suksesi i këtij eventi, garanton që ky sezon veror nuk do të jetë i zakonshëm për të gjithë ata që do të zgjedhin të pushojnë në Nazar Beach, në Green Coast Resort.

Po çfarë ka të veçantë dhe e diferencon Nazar Beach?

Ajo që bie në sy menjëherë sapo hyn në Nazar Beach është stili arkitekturor Bohemian, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe dizajni i lirë dhe i pazakontë, frymëzuar nga stili boho chic, njerëzit me shpirt të lirë dhe artistik. Kombinimi i materialeve natyrore si druri dhe kashta dhe përzgjedhja e ngjyrave të ngrohta të tokës, pasqyrojnë një stil origjinal, në dukje të thjeshtë, por shumë mahnitës.

Gjelbërimi i përdorur, ku spikasin ndërthurje pemësh të larta palmash e lloje të ndryshme bimësh të ulëta, jo vetëm i japin Nazar Beach një pamje të mrekullueshme dhe atmosferë ekzotike, por ofrojnë gjallëri dhe freski nëpërmjet lojës së dritë-hijes. Për të ofruar një atmosferë më mikpritëse, disa tapete dhe jastëkë të vendosur në mënyrë jo rastësore, janë vendosur përgjatë dyshemesë së drurit, në secilën zonë të gaxebove.

I projektuar nga studio greke AK Architects, i njohur për projekte të ngjashme jashtë Shqipërisë, në Nazar Beach ndihesh i rrethuar nga eleganca dhe përkujdesi në çdo moment.

Gjatë gjithë sezonit pritet të organizohen shumë evente, të cilat sikurse edhe eventi i hapjes, do të sjellin ndjesinë dhe të njëjtin emocion (për këdo që i ka përjetuar) si mbrëmjet speciale në plazhet e mirënjohura tashmë në ishujt grekë. DJ të mirënjohur ndërkombëtarë do të vijojnë të ftohen në evente, njësoj sikurse DJ që performuan në eventin e hapjes: Anatolian Session, Aleksandra Duenden dhe Sonjia Pavlican, të cilët krijuan një impakt të jashtëzakoshëm për të pranishmit.

Si gjithmonë të fokusuar për të sjellë inovacion dhe eksperiencat më të mira nga vendet e zhvilluara Europiane, organizatorët e eventeve në Nazar Beach shprehen se frymëzohen nga eventet që zhvillohen në të famshmin Nammos Beach, në Mykonos. Synimi është të sjellin shumë më tepër se një event të thjeshtë, duke i dhënë jetë dhe gjallëri gjithë zonës.

Të gjithë ata të cilët do të zgjedhin të pushojnë në Nazar Beach, do të mund të shijojnë një kuzhinë të pasur dhe kokteile të jashtëzakonshme përgatitur nga profesionistë, të relaksohen nën rrezet e ngrohta të diellit, zhurmës së dallgëve dhe flladit të detit, por edhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sportive, ujore, nën-ujore etj... mundësi të cilat mrekullisht t’i ofron zona e Palasës.

Nazar Beach mirëpret të gjithë ata, të cilët janë në kërkim të emocioneve dhe argëtimit, cilësisë elitare, shërbimeve unike të një standardi të lartë, nën menaxhimin e një stafi profesionist me eksperiencë ndërkombëtare.

Emocione të reja dhe surpiza pa fund ju presin – vetëm në Nazar Beach, në plazhin magjik të Palasës!

Nazar Beach ndodhet në shëtitoren e Green Coast Resort, resorti më elitar në Shqipëri i përbërë nga vila të tipologjive të ndryshme në shitje, hoteli me standard të lartë me 5 yje dhe njësitë tregtare.

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast vizitoni faqen www.greencoast.al ose kontaktoni në [email protected]/ +355 69 80 14 999; +355697047303.

Të këshilluara

Bratz make up, trendi më i ri (FOTO)

Filmi me kartona të animuar “Bratz” ose kukullat mistrece ka qenë një frymëzim për të gjitha vazat e reja në vitet 2000. Së fundmi shumë femra të inspiruara nga...

15:22

Truke të thjeshta për vetulla më të trasha

Nëse ke vetulla të holla dhe do që t’i rregullosh, ka disa mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që një pjesë të fajit për gjendjen e vetullav...

16:49

Trendet e makeup-it për këtë vere (FOTO)

Këtë sezon kemi parë një miksim trendësh jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’. Kryesisht në grim është vënë re se kudo në sfilata po mbizotërojnë disa lloj...

15:35

Studimi/ 8 arsyet pse tradhtojmë

Sipas një studimi në Universitetin Shtetëror të Utah nga Sarah Tulane dhe bashkëpunëtorët e saj, pabesia lidhet në një shkallë të lartë me divorcin. Por sidoqof...

21:13

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI