Flash

Dokumenti/ A po përgatit Ilir Meta shpërndarjen e parlamentit?

Lapsi.al 14 June 2019
Dokumenti/ A po përgatit Ilir Meta shpërndarjen e parlamentit?

Presidenti Ilir Meta me anë të një kërkese iu drejtua tre ditë më parë kryetarit të komisionit të Zgjedhjeve, Klement Zgurit, duke i kërkuar informacion për numrin e deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Pas përfundimit të listave të kandidatëve të opozitës që ndodhet jashtë parlamentit, këtij të fundit i mungojnë 18 deputetë.

Dy kërkesat e Presidentit ndaj kryetarit të KQZ-së ishin:

-Cili është numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në shkallë vendi?

-Vënien në dispozicion të listës emërore të deputetëve aktualë të Kuvendit të Shqipërisë për çdo zonë zgjedhore për çdo subjekt, si dhe listën emërore të deputetëve aktualë në shkallë vendi.

Ditën e sotme, KQZ iu përgjigj nëpërmjet një shkrese kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, lidhur me numrin aktual të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, si edhe shpërndarjen e tyre në zonat elektorale.

“Numri aktual i mandateve të deputetëve të Kuvendit është 122 deputetë”- shkruhet në përgjigjen e KQZ-së.

Duke qenë se në Parlament duhet të ketë 140 deputetë, Presidenti Meta mund të kërkojë shpërndarjen e tij, për shkak se deri më tani nuk është plotësuar numri legjitim i deputetëve.

Nuk dihet ende se si do të veprojë Presidenti pas përgjigjes së KQZ-së.

Kërkesa e Presidentit Meta:

Kthimi i përgjigjes nga KQZ:

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI