Flash

Studiuesit: Lani dhëmbët, bakteret mund të depërtojnë deri në tru

Lapsi.al 12 June 2019
Studiuesit: Lani dhëmbët, bakteret mund të depërtojnë

Bakteret “Gingivitis” që gjenden në hapësirën e gojës dhe grykës mund të depërtojnë deri në tru. Aty ato shkatërrojnë qelizat nervore dhe mund të shkaktojnë edhe alzheimer, thonë studiuesit.

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si „trekëndëshin e vdekjes”. Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet. Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru.

Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme

Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara një infeksion i mundëshm mund të më shpejt deri në tru, se sa kur pret gishtin. Infeksione të tilla mund të kthehen në rrezik real. Një studim i shkencëtarit, Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji i publikuar gazeta shkencore Science Advances provon, se ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë, zbuloi Mydel.

Një pamje një skaner i pjesëve të trurit të një personi 74-vjeçar me alzheimer

Një Pamje Në Skaner E Pjesëve Të Trurit Të Një Personi 74 Vjecar Me Alzheimer

Larje, larje, larje

Infeksioni i mishit të dhëmbëve përshpejtohet nga krijimi i pllakëzave në dhëmbë. Pllakëzat krijohen, kur dhëmbët pastrohen rrallë dhe jo rregullisht me fije dentare. Pllakëzat përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat, thotë studimi. Ky shkatërrim i nervave shkakton humbje të kujtesës dhe çon në fund në Alzheimer, thotë studimi. Bakteret Gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative. Ato përshpejtojnë procesin e shpërbërjes. Gati gjysma e popullsisë botërore është bartëse e baktereve gingivitis, thotë Mydel. Por vetëm 10% zhvillon Alzheimer. Përmes larjes së rregullt të dhëmbëve arrihet të merret një masë e rëndësishme parandalimi, sipas studiuesit. /DW

Të këshilluara

Bratz make up, trendi më i ri (FOTO)

Filmi me kartona të animuar “Bratz” ose kukullat mistrece ka qenë një frymëzim për të gjitha vazat e reja në vitet 2000. Së fundmi shumë femra të inspiruara nga...

15:22

Truke të thjeshta për vetulla më të trasha

Nëse ke vetulla të holla dhe do që t’i rregullosh, ka disa mënyra për të arritur rezultatin e dëshiruar. Sigurisht që një pjesë të fajit për gjendjen e vetullav...

16:49

Trendet e makeup-it për këtë vere (FOTO)

Këtë sezon kemi parë një miksim trendësh jo vetëm në veshje, por edhe në ‘make up’. Kryesisht në grim është vënë re se kudo në sfilata po mbizotërojnë disa lloj...

15:35

Studimi/ 8 arsyet pse tradhtojmë

Sipas një studimi në Universitetin Shtetëror të Utah nga Sarah Tulane dhe bashkëpunëtorët e saj, pabesia lidhet në një shkallë të lartë me divorcin. Por sidoqof...

21:13

Gjendet material kozmik në tokë

Material organik me origjinë jashtëtokësore është zbuluar në malet Makhonjwa në Afrikën e Jugut. Shkencëtarët kanë gjetur në shkëmbinjtë e tyre fragmente meteor...

19:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI