Flash

Kazani i darkës / Manipulimi i Ramës me një '97 të dytë

Lapsi.al 12 June 2019
Kazani i darkës / Manipulimi i Ramës me një '97 të

Megjithëse është betuar se do të vërë paqe me shtypin, Edi Rama nuk ka rrezistuar në mitingun e Divjakës pa replikuar me ata që në emisionet politike të mbrëmjes, evokojnë rrezikun e një '97 të dytë. Duke iu referuar vitit të tmershëm kur Shqipëria u zhyt në një konflikt civil si pasojë e dy faktorëve, pushtetit arbitrar të Sali Berishës që asgjesoi zgjedhjet e 26 majit 1996, po aq sa dhe humbjes së parave të qytetarëve në skemat mashtruse piramidale Vefa, Sude, Xhaferri etj, kryeministri u tha myzeqarëve se sot nuk ekzistojnë kushtet që njerzit të ngrihen në rrugë. "Më thoni kush ka humbuar paratë te sudja që të çohet në protesta" tha ai në mitingun e së mërkurës.

Duke theksuar se zjarrin vendit ia ka vënë Berisha, që nuk do tia përmendë emrin, se problemi i sotëm është frika e katër njerzve nga reforma në drjtësi dhe se e gjithë kjo zhurmë bëhet në TV nga kazanët e mbaruar Rama iu dejtua socialistëve" "Shkoni votoni në 30 qershor se nuk do të ketë një '97 të dytë.

Por pika ku manipulon Edi Rama, sepse është vështirë të besosh se ai e ka harruar historinë, pasi atë kohë ka qenë emigrant në Paris, gjendet në analizën e faktorëve që bën.

Shqiptarët dolën në rrigë dhe morën armët 22 vite më parë jo vetëm sepse u vodhën nga firmat piramidale, por edhe sepse demokracia në vend ishte mbytur. Atëhere PD, partia në pushtet vodhi në mënyrë barbare zgjedhjet e përgjithshme dhe e detyroi opozitën me fatos nanon në burg të tërhiqej prej tyre. Ajo organizoi disa muaj më pas edhe zgjedhjet lokale me një opozitë të drobitur dhe i fitoi ato në mënyrë të thellë.

Pra revolta e shqiptarëve qe po aq ekonomike sa edhe për lirinë dhe demokracinë e re që po shuehej ende pa lindur. Madje që atëhere, mbrojtja e kauzave demokratike u bë një nga flamurët e së majtës shqiptare.

Por sot në ditën e përvjetorit të lindjes së PS, Rama e ka fshirë nga historia kauzën e mbrojtjes së votës që u bë një nga kuajt e betejës së socialistëve. Ai e përshkruan '97 thjeshtë si një revoltë të humbjes së parave. Dhe arsyet se përse e bën këtë kuptohen lehtë. Ato mund të gjenden dhe në kazanët shqiptarë edhe në kazanët ndërkombëtarë si Zëri i Amerikës dhe Bild.

©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI