Flash

"Wall Street Journal": Vëllai i Kim Jong Un ka qenë informator i CIA-s

Lapsi.al 11 June 2019
"Wall Street Journal": Vëllai i Kim Jong Un ka qenë

Kim Jong Nam, vëllai i Liderit Suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili u vra në mënyrë të mistershme në Malajzi në vitin 2017, ka qenë një informator për Agjencinë Qendrore të Zbulimit të SHBA-ve. Kështu raporton e përditshmja prestigjioze amerikane, "Wall Street Journal", që në artikullin referues përmend një “person të panjohur” që si burim konfidencial dha shumë detaje të marrëdhënieve të Kim Jong Nam me CIA-n.

“Disa ish-zyrtarë amerikanë thanë se vëllai i Jong Un, i cili kishte jetuar jashtë Koresë së Veriut për shumë vite dhe nuk kishte bazë të njohur të fuqisë në Phenian, nuk ka gjasa të jetë në gjendje të japë detaje për punën e brendshme të vendit sekret”, citon gazeta. Roli i Kim Jong Nam si një informator i CIA-s është përmendur në një libër të publikuar së fundmi rreth Kim Jong Un-it, i titulluar "Pasardhësi i Madh", nga gazetarja e "Washington Post", Anna Fifield. Në libër shkruhet se pamjet e kamerave të sigurisë nga udhëtimi i fundit në Malajzi, tregonin Kim Jong Nam-in në një ashensor hoteli me një burrë me pamje aziatike, i cili raportohej të ishte një agjent i zbulimit të SHBA-ve. Ai tha se mbante në çantë $ 120,000, para të thata, sasi që mendohet të ketë qenë pagesa për aktivitetet e lidhura me inteligjencën, ose të ardhurat nga bizneset e tij të kazinove.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-ve kanë thënë se autoritetet e Koresë së Veriut kishin urdhëruar vrasjen e Kim Jong Nam, i cili kishte kritikuar sundimin dinastik të familjes së tij. Por, nga ana tjetër, Pyongyang ka mohuar akuzat. Dy gra u akuzuan për helmim të Kim Jong Nam-it duke e njollosur fytyrën e tij me një lëng VX, një armë kimike të ndaluar, në aeroportin e Kuala Lumpur në shkurt 2017.

Të këshilluara

Gruevski filmohet duke festuar në jaht

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski është filmuar nga kamerat në një jaht në Danub. Ka qenë gazetari, Balezh Ceko ai që në llogarinë  e tij...

12:07

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI