Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Cipras i shtrëngon edhe më shumë lakun e integrimit Ramës

Lapsi.al 11 June 2019
Cipras i shtrëngon edhe më shumë lakun e integrimit Ramës
Ndonëse gjendet në vorbullën e telasheve të rënies elektorale që shkaktoi edhe zgjedhjet e parakohshme, kryeministri grek, Aleksis Cipras nuk e harron kushtin e të drejtave të minoritetit që ia tund si shpatë Demokleu mbi kokë Tiranës zyrtare, duke i kushtëzuar integrimin europian. Për herë të parë kjo pikë është konkretizuar në programin elektoral të Syrizas, e cila e konsideron si kusht në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Duke e lexuar atë Cipras deklaroi se “Të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë përcaktohen si kriter për hyrjen në Bashkimin Europian”. Disa herë kohët e fundit zyrtarë të lartë grekë kanë qenë në të njëtën linjë. Edhe shefi i diplomacisë helene, Katrougalos, i deklaroi radios News24/7 se tani Athina ka mundësinë ti kontrollojë premtimet e qeverisë shqiptare që nuk realizohen kurrë: “ne, në këto momente, kemi mundësi për të kontrolluar premtimet, sepse në qershor do të diskutohen perspektivat evropiane të Shqipërisë….Ka kritere për fillimin e bisedimeve të pranimit për të gjitha vendet, të cilat duhet të zbatohen edhe për Shqipërinë. Kriterët në fjalë lidhen edhe me respektimin e të drejtës evropiane, çështje që lidhen me shtetin e së drejtës, trajtimi i krimit të organizuar dhe korruspionit dhe çështje që lidhen me mbrojtjen e minoriteteve dhe çështje të fqinjësisë së mirë. Natyrisht që nga ana jonë, këto janë çështje kryesore” tha ai në fillim të majit të këtij viti. Përpos çështjes së delimitimit të kufijve detarë që mbetet ende e pazgjidhur, mes dy vendeve u krijua një incident me heqjen e tabelave rrugore të shkruara me gjuhën greke në Jug të vendit dhe sidomos ajo e pronave të atyre që Athina i konsideron si minoritarë që posedojnë prona në bregdetin shqiptar. Në nëntor 2018, Qeveria Rama, miratoi vendimin që praktikisht rishtetëzonte të gjitha pronat në vijën bregdetare të regjistruara në hipotekë në pronësi të qytetarëve që janë bërë pronarë në bazë të ligjin 7501 të shpërndarjes së tokave të kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore. Sipas informatave të Lapsi.al ky vendim që u mor në vazhdën e favoreve që Rilindja u bën oligarkëve për të ndërtuar në bregdet komplekset e tyre luksoze të përjashtuara edhe nga taksat (prej të cilave përfitojnë si “investitorë strategjikë) u pezullonte qytetarëve që kishin përfituar nga ndarja e tokës bujqësore ti kalonin ato në pronësi. Lexo me tej:

Skandali/ Gati projektligji që e bën Ramën pronar të tokave në bregdet

Por ky vendim, abuziv dhe grabitës nuk shkonte vetëm në dëm të qytetarëve shqiptarë, por edhe të atyre që Greqia i konsideron si minoritet të saj nga bregdeti i Vlorës deri në Sarandë. Megjithëse këtë manovër kleptomane Rama u mundua ta mbajë sa më të fshehtë, alarmi mbërriti në Athinë. Kryeministri grek Aleksis Cipras reagoi fort në 29 mars gjatë një samiti ballkanik: duke kërcënuar me veto ndaj hapjes së negociatave për Shqipërinë: “Shikojmë kohët e fundit, për fat të keq, disa zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësoj se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ dhe është një zhvillim që në këtë moment nuk na jep optimizminn për sa i përket ecurisë kritike europiane të këtij vendi, që përballon sfida të rëndësishme, ndaj të cilave duhet të përgjigjet”. Presioni nuk u ndal me kaq. Agjensia Helene e lajmeve “ANA-MPA” e zbërtheu kështu mesazhin e shefit të qeverisë në Athinë: “mesazhi i Kryeministrit Tsipras ishte veçanërisht i qartë dhe nuk linte asnjë hapësirë keqinterpretimi nga ana e udhëheqjes shqiptare, në lidhje me kushtin e respektimit absolut të të drejtave dhe pronës së pakicave...Mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje ishte hapi i parë për anulimin e plotë të vendimeve të papranueshme që shënjestrojnë minoritetin grek dhe pronat e tij, duke dëmtuar në mënyrë të pariparueshme perspektivën europiane të Shqipërisë” shkroi ajo. Natyrisht që këto presione fare të hapura e shtynë Edi Ramën që prej kohësh ndërton stereotipin e të parit lider shqiptar që “i ka vënë grekut kufirin tek thana”, të zbythej. Ai që u tregon helenëve se qenë shqiptarët ata që e shpëtuan Akropolin nga djegja dhe që Athina ka qenë dikur shqiptare bëri disa tërheqje njëkohësisht. Ai korrigjoi së pari me urgjencë tabelat rrugore duke urdhëruar që ato të shkruhen sipas standarteve ndërkombëtare. Por ai zhduku nga faqja zyrtare edhe vendimin e qeverisë që ishte kundërshtuar ng grekët. Për këtë çështje investigoi pak javw më parë gazeta e majtë Dita. Ajo ka vërejtur se vendimi i qeverisë fillimisht u botua pa zhurmë në fletroren zyrtare online. Piruetat diplomatike/ Si e ka dredhur Rama qëndrimin në raport me Athinën «Fillimisht është mbajtur e fshehtë nga ana e qeverisë dhe nuk është publikuar në faqen zyrtare kryeministria.al. ku, si rregull dhe ligjërisht e sanksionuar, duhet të ishte bërë i njohur për të gjithë, në kohën e duhur. Vendimi, më pas, për një kohë të shkurtër është publikuar online në Fletoren Zyrtare, nga ku pas një kërcënimi të shefit të qeverisë greke është fshirë » shkruajti Dita në 5 prill 2019. Pra pas kërcënimit grek qeveria shqiptare u detyrua të fallcifikojë dhe të shkelë ligjete e vendit duke fshirë një vendim që Rama dhe ministrat e tij tashmë e patën marrë. Nuk dihet se sa seriozisht e morën grekët këtë vendim dhe se ç’premtime janë bërë nën tavolinë, por Rama e çoi një muaj më pas në parlementt ligjin për krijimin e Koroporatës së Investimeve dhe ai u denoncua fort nga opozita. Ndoshta ky mosbesim e ka bërë ministrin e jashtëm grek Katrougalos të flasë për gjetjen e mënyrës së kontrollimit të Tiranës dhe po e njëjta gjë e ka detyruar Ciprasin të shtrëngojë edhe më tepër lakun duke e futur në programin elektoral të Syrizas, kushtëzimin e integrimit të Shqipërisë me respektimin e shtetit ligjor për të drejtat e minoritetit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43