Aktorja Lucy Pargeter njihet për shijet e saj të çuditshme dhe këtë e ka shfaqur dhe në arredimin e shtëpisë së saj.
42-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e kanë akomoduar shtëpinë në stilin “Country”. Në hyrje të shtëpisë së saj shihet një karusel me një kalë dhe pak më tej shihet një sipërfaqe e mbuluar nga flamingot.
Aktorja nuk është kursyer aspak përsa i përket dhomës së gjumit të dy vajzave binjake. Por ajo që bie në sy është se në disa kënde të shtëpisë ka përdorur si arredim statuja të ndryshme të budhave.



