Flash

Bill Murray e admiron Selena Gomez: Do të doja të takonte mamanë time

Lapsi.al 11 June 2019
Bill Murray e admiron Selena Gomez: Do të doja të takonte mamanë

Bill Murray ka treguar sesa shumë e admiron kolegen e tij Selena Gomez, me të cilën shkëlqeu në filmin Zombie, The Dead Don’t Die.

Dhe aktori ishte të hënën në premierën e filmit në Museum of Modern Art, New York. 68-vjeçari pranoi se e kishte gjykuar gabim aktoren para se të punonin së bashku për filmin horror.

“Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja,”-tha ai. “U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë.”

Në fakt, Murray shtoi se i pëlqeu aq shumë 26-vjeçarja saqë do ia prezantonte nënës së tij të ndjerë, nëse do e kishte takuar kohë më parë.

“Nëse nëna ime do ishte gjallë, do ia kisha dërguar në shtëpi,”-shtoi aktori, para se të thoshte me shaka: “Nënë, dua që të takoj me Selenën.”

Marrëdhënia mes dy aktorëve nxiti shumë thashetheme në media, pasi Selena postoi disa foto me Bill duke u shprehu se do martohej me të.

Shumë media aluduan nëse lajmi ishte i vërtetë apo jo, por mesa duket thjesht ka qenë një shaka mes dy miqsh të mirë.

Të këshilluara

Justin Bieber nga muzika në ring

Muzika duket se ka kaluar në plan të dytë për Justin Bieber. Këngëtari 25 vjeçar kërkon që të ketë një eksperiencë jashtë skenën, por jo jashtë qendrës së vë...

10:30

Selena Gomez i jep lamtumirën Justin Bieber

Ndonëse pak kohë më parë Justin  Bieber u shpreh për fansat se e ka dashur gjithmonë Selenën dhe e do ende, por është i dashuruar me gruan e tij, duket se asgjë...

18:08

Bebe Rexha shënon një sukses të ri

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Bang Showbiz” . Ajo ndihet shumë e emocionuar që po afron data e fillimit të turneut t...

17:53

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI