Flash

Selena Gomez i jep lamtumirën Justin Bieber

Lapsi.al 10 June 2019
Selena Gomez i jep lamtumirën Justin Bieber

Ndonëse pak kohë më parë Justin  Bieber u shpreh për fansat se e ka dashur gjithmonë Selenën dhe e do ende, por është i dashuruar me gruan e tij, duket se asgjë nuk ka mbetur nga e shkuara e të dyve. Menjëherë pas kësaj deklarate të Justin, aludimet e fansave ishin të ndryshme, por ishte bashkëshortja e tij Hailley, e cila iu përgjigj “Ju fëmijët e internetit duhet të vazhdoni me jetë tuaj. Ne jemi të rritur dhe kemi gjëra të tjera për të bërë në vend që t’ju flasim ju për fantazitë tuaja të shfrenuara.

Selena i është rikthyer instagramit në kohë duke fshirë postimet, dedikuar ish të dashurit të saj Justin, një prej të cilave ishte foto me mbishkrimin “Në 1 mars 1994 ka lindur dikush shumë special që unë njoh” (ditëlindja e JB).

Kaq mjaftoi që fansat të kuptojnë se Selena Gomez, tashmë e ka marrë një vendim, t’i thotë njëherë e mirë “Lamtumirë” ish të dashurit të saj.

Edhe pse ende nuk e dimë nëse ky ishte i vetmi postim që Selena fshiu, për një arsye të veçantë, apo se vërtetë po nis një histori të re.

Kujtojmë se lidhja e tyre u shndërrua në një telenovelë të vërtetë, pasi ishin çifti i vetëm i Hollywood me aq shumë ndarje dhe rikthime.

Të këshilluara

Bebe Rexha shënon një sukses të ri

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Bang Showbiz” . Ajo ndihet shumë e emocionuar që po afron data e fillimit të turneut t...

17:53

Stine, i lidhur apo ende single?

Në fund të vitit të kaluar këngëtari Stine përmes një postimi në Instagram bëri me dije për të gjithë ndjekësit se është ndarë nga partnerja Graciela me të cilë...

11:08

Pirro Çako flet për jetën private: Jam komod

Në rubrikën “Për drekë me mua”, tek e “E diela shqiptare” ditën e sotme ishin të ftuar disa personazhe të njohur publikë, konkretisht, këngëtarja Artiola Toska,...

17:19

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI