Flash

Rama përgatit shkarkimin e Metës. Sa është e mundur?

Lapsi.al 10 June 2019
Rama përgatit shkarkimin e Metës. Sa është e mundur?
Pas vendimit të Ilir Metës për anullimin e datës së zgjedhjeve Edi Rama po shikon të gjitha mundësitë për shkarkimin e Presidentit të Republikës. kryeministri e tha troc nga mitingu i burrelit se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Po një gjë janë deklaratat politike të Ramës dhe një gjë tjetër mundësia reale se si realizohet këtë. Sepse kushtetuta e Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë mënyrën se si largohet nga detyra një president. Lexo me tej:

Andi Bushati: Gafa e pafalshme e Ilir Metës

"Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij" thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit; Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se Meta ka kryer një krim të rëndë. Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre. Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës: "Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra" thuhet në pikën 3 të nenit 90. Por këtu ka një pengesë tjetër. Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president. Në këtë kuptim për të arritur atë që deklaron në mitingjet politike, Edi Rama duhet të kalojë nëpër një kalvar të pafundëm delegjitimimi.

Shtyrja e zgjedhjeve/ Argumentat pro Ramës dhe ato pro Metës

Ai duhet të nisë procedurën e paprecedëntë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të cdo pushteti. Ai duhet pastaj të shndërrojë në më karagjoze se cështe opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat. Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfundimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë. Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur. Por edhe nëse tentohet ai do të jetë akti i fundit i një shteti të kapur. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI