Johnny Depp prej pak kohësh ka lënë pas dore aktrimin për t’ju përkushtuar muzikës. Gjatë këtij viti ai ka qenë i angazhuar në një turne muzikor me grupin e tij “Hollywood Vampires”.
Së fundmi ata janë gati të publikojnë albumin e tyre të dytë që quhet “Rise” i cili do të vijë në treg më 21 qershor. Johnny Depp do të jetë këngëtari kryesor i hitit të David Bowie “Heroes”, një ripunim i kësaj kënge klasike.