Flash

Ekskluzive/ Dokumenti i Ramës për ambasadorët: Pse do shkarkoj Ilir Metën

Lapsi.al 10 June 2019
Ekskluzive/ Dokumenti i Ramës për ambasadorët: Pse do shkarkoj

Pas konferencës për shtyp të mëngjesit të së hënës ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi publikisht anulimin e 30 qershorit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama mblodhi fillimisht Kryesinë e PS-së ku vendosi të nisë procedurat e shkarkimit për kreun e shtetit. Menjëherë pas saj, për gati 90 minuta Rama takoi në zyrën e tij ambasadorët e BE-së të akredituar në Tiranë dhe të dërguarën me punë të SHBA-ve.

Lapsi.al ka siguruar nga burime të tij dokumentin me 7 faqe që Rama u ka lënë në tryezë ambasadorëve ku u ka “sqaruar” shkeljet që sipas tij ka bërë Presidenti i Republikës. Në këtë dokument fillimisht bëhet një përmbledhje e datave duke nisur që nga 5 nëntori 2018 kur “Presidenti pas konsultimit me partitë politike vendosi të dekretojë 30 qershorin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të pushtetit të qeverisjes vendore”.

Më pas në dokumentin e siguruar nga lapsi.al, Rama ka renditur edhe nenet 92 dhe 93 të Kushtetuës ku është mbështetur dekreti i parë i Presidentit si dhe nenet 8, 9 dhe 10 të Kodit Zgjedhor. Rama thotë se pas këtij vendimi KQZ ka filluar punën dhe në 31 maj nisi fushata elektorale.

Në letër thuhet se “Nëse Presidenti do të bëjë konkret vendimin për të anuluar datën e zgjedhjeve, ne e konsiderojmë atë një akt arbitrar dhe në kundërshtim me Kushtetutën".

Në dokumentin që Rama u dha ambasadorëve thuhet se në këtë mënyrë, "Meta ka tejkaluar pushtetin që i ka dhënë Kushtetuta e cila sipas tij nuk ia jep të drejtën të marrë një akt të tillë". Më pas bëhet një sqarim për mandatet e të zgjedhurve dhe “periudhën zgjedhore” që sipas qeverisë, Meta e tejkaluar.

Rama sqaron edhe hapat që do të ndjekë qeveria e tij. Në dokumentin që disponon Lapsi.al thuhet se fillimisht nuk do të njihet dekreti i dytë i Metës për anulimin e zgjedhjeve. Më pas çështja do të analizohet në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor ndërsa Parlamenti do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. ©LAPSI.al

 

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI