Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Valbona Selimllari rrëfen: Më tha hajde te cepi, desh më kanë përdhunuar në 97-ën

Lapsi.al 9 June 2019
Valbona Selimllari rrëfen: Më tha hajde te cepi, desh më

Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari ka treguar një nga momentet më të vështira që ka kaluar në kohën e trazirave në vitin 1997.

E ftuar në “Xing me Ermalin”ajo tregoi për herë të parë se është përballur me dy djem, njëri prej të cilëve tentoi ta përdhunonte.

Selimllari ka treguar se djali kishte tentuar ta çonte në cepin e një pallati, por ajo kishte reaguar dhe e kishte goditur duke qenë një vajzë gjimnaste që merrej me sport.

Selimllari shprehet se djali ishte kapur me njeriun e gabuar dhe i shpëtoi nga dora vetëm pasi njerëz i tërhoqën asaj vëmendjen.

Ja historia e Selimllarit:

‘Në fakt unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga 1994-97 dhe 1997 ka qenë kulmi. Ka pasur situata të tmerrshme, shpesh djemtë ngacmonin vajzat, kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur edhe mua dhe do tregoj një rast. Po kthehesha nga teatri dhe në rrugë më dolën dy djem. Njëri prej tyre më pyet: Si e ke emrin? Dhe unë iu ktheva: Ç’të duhet ty. Ishte errësirë dhe nuk më njohu. Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe në një moment mu errën sytë. Për fatin tim të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam të fuqishëm. Në një moment u përmenda, e lashë të më çonte tek cepi i pallatit sepse ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndër mend të bënte. Mbaj mend që i thash: ‘Më vjen keq, por të ka qëlluar me njeriun e gabuar’. Dhe se çfarë kam bërë, e në ç’formë e kam rrahur nuk e di, por e kisha vënë poshtë këmbëve të mia. I kisha vënë gjunjët tek kurrizi dhe e mbaja që të mos ikte. Në një moment dëgjova që po vinin njerëz, shkëpus vëmendjen dhe ai gjeti rast që u lirua dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të mëngjesit me idenë që do kthehej të merrte çelësat, por për fatin e tij të mirë nuk u kthye. Ndryshe do kishte ‘ngrënë’ një dru të mirë dhe do kishte përfunduar në burg. Ajo që më shqetëson në këtë rast është se nëse do ishte një vajzë që nuk do të kishte fuqinë time. Unë në përgjithësi jam vajzë e guximshme, sportiste dhe kisha guxim të madh’, rrëfeu Valbona.

Të këshilluara

Martohet në fshehtësi Chris Patt

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë martuar! Çifti, i cili u pa për herë të parë bashkë në qershor 2018, lidhi kurorë të shtunën gjatë një ceremonie ...

10:14

Maluma: Këto thashetheme lënduan nënën time

Duke qenë se është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes jo vetëm me muzikën por edhe me jetëne tij private, thashethemet që përhapen për Malumën janë nga m...

14:29

Vipat që janë martuar me mblesëri

Blerina Bombaj rikujtoi se Joni Peçi është arsyeja pse ajo sot ka një familje të lumtur. “Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa ...

11:03

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI