Flash

Shtyrja e zgjedhjeve/ Argumentat pro Ramës dhe ato pro Metës

Lapsi.al 9 June 2019
Shtyrja e zgjedhjeve/ Argumentat pro Ramës dhe ato pro Metës

Presidenti i Republikës ka shpallur sot se në emër të paqes sociale dhe ruajtjes kushtetuese të pluralizmit, ai ka zhdekretuar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Menjëherë i është përgjijur kryeministri Rama i cilia në dy postime me radhë ka theksuar se 30 qershori nuk ndryshon dhe se zhdekretimi presidencial nuk ka efekte.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Gafa e pafalshme e Ilir Metës

Po mbi cilat argument mbështeten palët?

Lapsi.al ka kqyrur mediat mbështetëse të tyre për të kuptuar interpretimet ligjore që ato bëjnë. Sipas krahut të Edi Ramës Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon kompetencën e presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe ajo dispozitë për këto zgjedhje është ezauruar. “Referenca kushtetuese për caktimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit është konsumuar për këto zgjedhje dhe nuk mund të merret vendim për shfuqizimin e saj” pretendon kjo palë e cila thekson se presidenti munt ta ripërdori këtë të drejtë vetëm kur të ketë zgjedhje të tjera

Por krahu që mbron Metën nuk e pranon këtë logjikë. Ata e hedhin poshtë logjikën sipas të cilës Kushtetuta i jep kreut të shtetit vetëm të drejtën e dekretimit të një date zgjedhjeje dhe jo atë të zhdekretimit të saj. Madje për këtë ka edhe precedentë. Alfred Moisiu e ka ushtruar të drejtën e zhdekretimit pas historisë së famshme të certifikatave në zgjedhjet locale të vitit 2007. Po të njëjtën gjë bëri edhe Nishani pas marëveshjes Basha- Rama dhjetë vite më pas.

Por nëse socialistët përgjigjen se në dy rastet e mësipërme zhdekretimi u bë me konsensus të forcave kryesore politike,   mbrojtësit e presidencës pretendojnë se ruajtja e paqes dhe pluralizmit në vend është dicka më madhore sesa marrveshja mes partive. Prandaj presidenti thonë ata ka të drejtën që të bëjë zhdekretim.

Këtë obsion e mbështesin edhe zërat që këmbëngulin se e vetmja mundësi që dekreti i Presidentit (që pritet të formalizohet të hënën), të atakohet është në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk është funksionale. Prandaj, për shkak të kësaj situate, ky dekret mbetet vetëm të zbatohet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI