Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Ish-bashkëshortja i kërko De Niros gjysmën e pasurisë

Lapsi.al 9 June 2019
Ish-bashkëshortja i kërko De Niros gjysmën e pasurisë

Ish-bashkëshortja e Robert De Niro ka kërkuar gjysmën e pasurisë së aktorit prej 500 milionë dollarë.

Kërkesa e Grace Hightower u zbulua gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Supreme të Manhatanit të enjten.

64-vjeçarja nënshkroi një marrëveshje paramartesore në 2004 ku do merrte një apartament 6 milionë dollarë, 500.000 para kesh dhe 1 milionë dollarë mbështetje nga aktori.

Por avokati i Grace, Allan Mantel argumentoi se në marrëveshje thuhet se ajo kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë që Robert De Niro do fitonte gjatë martesës, përfshirë edhe nga 35 bizneset e tij.

Përveç karrierës në aktrim, Robert zotëron hotelin Greenëich, zinxhirët e restoranteve Nobu/Tribeca Grill, Festivalin e Filmit Tribeca dhe Canal Productions.

Çifti pas më shumë se 20 vite martesë. Ata kanë së bashku dy fëmijë, Elliot, 20 vjeç dhe Helen, 6 vjeç.

Kjo nuk është ndarja e parë për çiftin që u martua në vitin 1997. Dy vite pas martesës, De Niro paraqiti kërkesën për divorc por që nuk u finalizua kurrë.

Çifti u ribashkua, duke ripërsëritur betimet e martesës në vitin 2004. Aktori më parë ka qenë i martuar me aktoren Diahnne Abbott, nga viti 1976 deri më 1988.

Nga martesa lindi një djalë, Raphael në vitin 1976 dhe fituesi i Oskar birësoi vajzën e Abbot, Drena, nga një marrëdhënie e saj e mërparshme.

De Niro gjithashtu ka dy fëmijë me ish-in e tij, Toukie Smith, djemtë binjakë Aaron dhe Julian.

Të këshilluara

Brenda ditëlindjes së Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj ka festuar ditëlindjen mbrëmë në mesnatë me miq, të afërm e familjarë. Trix-a priti 25-vjetorin në një festë të madhe të organizuar në një cl...

13:03

Martohet në fshehtësi Chris Patt

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë martuar! Çifti, i cili u pa për herë të parë bashkë në qershor 2018, lidhi kurorë të shtunën gjatë një ceremonie ...

10:14

Maluma: Këto thashetheme lënduan nënën time

Duke qenë se është gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes jo vetëm me muzikën por edhe me jetëne tij private, thashethemet që përhapen për Malumën janë nga m...

14:29

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Me sytë katër

PAPARAZZI