Beatrix Ramosaj ka festuar ditëlindjen mbrëmë në mesnatë me miq, të afërm e familjarë.
Trix-a priti 25-vjetorin në një festë të madhe të organizuar në një club në Tiranë, dhe nga postimet që pamë në Instagram, na u duk sikur po shihnim një festë alla Kardashian.
Gjithçka rozë ishte në ditëlindjen e këngëtares, me tematikë Barbie. Vendi ku Beatrix bënte foto me mikeshat e saj na ngjau disi me atë të Kylie Jenner, kur prezantoi koleksionin e ri të kujdesit për fytyrën.
![]()
Një fustan të ngjashëm ia pamë Kendall Jenner pak ditë më parë në festëne amfAR në Kanë.
![]()