Një anëtar anonim i “Academy” deklaroi se nuk do të votonte kurrë për një film “Avengers” në çmimet “Oscar”, por Jon Favreau, sikurse dhe vëllezërit Russo, është i sigurt, Robert Downey Jr. meriton të nderohet me një trofe të artë për performancën në “Endgame”.
“Ka padyshim voton time”, -deklaroi regjisori historik i “Iron Man” për “Variety”. “Ishte i aftë të zbulonte dhe eksploronte dimensione të ndryshme të personazhit në shumë filma. Që nga fillimi deri në fund ka pasur një hark narrativ të personazhit vërtet reflektues, si për performancën po ashtu edhe për punën e produksionit”.