Flash

Putin akuzon SHBA-në për nxitje të luftës

Lapsi.al 7 June 2019
Putin akuzon SHBA-në për nxitje të luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën. Ai ka akuzuar Uashingtonin për rrezik të nisjes së luftërave tregtare dhe atyre të vërteta.

Putin i ka bërë këto komente të premten në Shën Petersburg, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, një konferencë vjetore që ai e shfrytëzon për përmirësimin e imazhit të Rusisë dhe nxitje të investimeve.

Konferenca treditore, në të cilën ka marrë pjesë presidenti kinez, Xi Jinping, është injoruar nga ambasadori amerikan në Rusi, në shenjë proteste ndaj arrestimit të amerikanit, Michael Calvey, themelues i një kompanie investimesh me bazë në Moskë, nën akuza që nga kritikët konsiderohen të pabaza.

Putin ka folur pak kohë pasi, avokati i Calvey ka thënë, se amerikani, që është raportuar t’iu ketë kërkuar autoriteteve ta lirojnë përkohësisht nga arresti shtëpiak, në mënyrë që të jetë pjesë e konferencës, duke qenë se nuk mund të marrë pjesë për “arsye që janë jashtë kontrollit të tij”.

 

 

Të këshilluara

Izraeli emëron Ministrin e parë homoseksual

Izraeli emëron për herë të parë në historinë e tij një Ministër nga komuniteti LGBT dhe që për më tepër e ka deklaruar hapur se është homoseksual. Kryeminist...

20:07

Vritet me thikë në Beograd 20-vjeçari afgan

Një 20 vjeçar emigrant me origjinë afgane u vra me thikë në një kamp refugjatësh në Beograd të Serbisë. Ashtu siç raportojnë mediat serbe, viktima është goditur...

15:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI