Flash

Kriza politike në Itali/ Koalicioni vazhdon si më parë

Lapsi.al 7 June 2019
Kriza politike në Itali/ Koalicioni vazhdon si më parë

Matteo Salvini, Luigi Di Maio takohen për të ardhmen e koalicionit. "Përparësi ekonomisë, uljes së taksave, rritjes ekonomike". Debate për shmangien e penalitetit 4 mld dollarë për borxhin

Dy zëvendëskryeministrat e Aleancës Qeverisëse në Itali, Mateo Salvini dhe Luixhi Di Maio, kanë konfirmuar se do të bëjnë të pamundurën për të mos cënuar koalicionin e tyre. Në takimin e parë përballë njëri-tjetrit pas më shumë se dy muajsh, aleatët thanë se objektivi i tyre do të jetë përmbushja e zotimeve ekonomike.

Pas disa muajve polemikash dhe kundërakuzash të nisura me fushatën elektorale për zgjedhjet europiane, dy krerët e koalicionit qeverisës në Itali janë zotuar të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit. Në përfundim të takimit kokë-më-kokë, zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio dhanë fjalën të enjten se do të bëjnë ç'është e mundur që qeveria të vazhdojë si më parë.

Dy aleatët thanë se tanimë përparësi do i jepet ekonomisë.

Dy aleatët thanë se:"Objektivat që duhet të realizojmë janë ulja e taksave përmes masave të jashtëzakonshme, ulja e papunësisë, rroga minimale si edhe rritja ekonomike. Gjithashtu do të nisim një dialog konstruktiv me Europën, që i vë italianët në qendër të vëmendjes, pas shumë vite qeverisjeje pasive."

Dy kryetarët e partive "Lidhja" dhe "Lëvizja 5 Yjet" treguan se nuk u diskutua për riformatimin e kabinetit.

Kryeministri i vendit, Xhuzepe Konte, i cili pak ditë më parë kërcënoi me largimin nga posti, e vlerësoi shkëmbimin pozitiv mes palëve.

Përpos debateve politike, në Itali prej së mërkurës po analizohen veprimet që duhen ndërmarrë për të evituar masën disiplinore prej 4 miliardë dollarë të Komisionit Europian.

Organi ekzekutiv i BE-së ka vlerësuar se vendi mesdhetar ka shkelur normat e defiçitit  dhe të borxhit publik që tashmë ka arritur mbi 130 për qind.

Vendimi për penalizimin e Italisë pritet të merret nga shtetet anëtare brenda muajit të ardhshëm.

Të këshilluara

Izraeli emëron Ministrin e parë homoseksual

Izraeli emëron për herë të parë në historinë e tij një Ministër nga komuniteti LGBT dhe që për më tepër e ka deklaruar hapur se është homoseksual. Kryeminist...

20:07

Vritet me thikë në Beograd 20-vjeçari afgan

Një 20 vjeçar emigrant me origjinë afgane u vra me thikë në një kamp refugjatësh në Beograd të Serbisë. Ashtu siç raportojnë mediat serbe, viktima është goditur...

15:32

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI