Flash

Kriza ekonomike në Venezuelë/ 4 milionë banorë janë larguar nga vendi

Lapsi.al 7 June 2019
Kriza ekonomike në Venezuelë/ 4 milionë banorë janë

Më shumë se katër milionë banorë të Venezuelës kanë ikur nga shteti i tyre, si pasojë e krizës ekonomike dhe asaj humanitare, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Shifra e personave që kanë ikur është rritur shumë, në krahasim me vitin 2015, meqë rreth 1 milion persona kanë ikur vetëm në shtatë muajt e fundit.

Agjencitë nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë të fillimit të numërimit të ikjeve, mirëpo rreth 3.3 milionë persona është thënë të kenë ikur prej fundit të vitit 2015, shkruan REL.

Agjencitë që merren me këtë çështje, kanë thënë se shtetet që kanë strehuar migrantët dhe refugjatët kanë nevojë “urgjente” për mbështetje ndërkombëtare.

Nën qeverisjen e presidentit të kontestuar, Nicoas Maduro, ekonomia është thënë të jetë përballur me probleme të shumta, derisa është raportuar se vjetët e fundit banorët kanë pasur vështirësi edhe në sigurimin e ushqimit dhe ilaçeve.

Qeveria në anën tjetër beson se këto probleme janë shkaktuar si pasojë e sanksioneve amerikane.

Aktualisht në Venezuelë ekziston një krizë në mes të dy rivalëve politikë, Maduros dhe liderit të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili pretendon se është lideri legjitim i këtij shteti.

Guaido e ka shpallur veten president të përkohshëm në muajin janar, duke thënë se rizgjedhja e Maduros në muajin janar ka qenë e “paligjshme”.

Deri më tani ai është njohur si president nga më shumë se 50 shtete, duke përfshirë Kanadanë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve në Amerikën Latine.

Mirëpo Maduro ende gëzon mbështetjen e Kinës dhe Rusisë.

Të këshilluara

Putin akuzon SHBA-në për nxitje të luftës

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara po synojnë të shpërndajnë “juridiksionin e tyre” në gjithë botën. Ai ka akuzuar Uashingtonin për...

15:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI