Flash

Vizita në Gjermani, Haradinaj këmbëngul: Marrëveshje me Serbinë vetëm në kufijtë ekzistues

Lapsi.al 6 June 2019
Vizita në Gjermani, Haradinaj këmbëngul: Marrëveshje me

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar nga vizita zyrtare që po zhvillon në Berlin, se përsa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Serbinë, përkrah arritjen e një ujdie që do të përfundojë me njohjen reciproke të vendeve, pa prekur kufijtë e tyre ekzistues.

“Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro-dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues. Ritheksova se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv”, ka shkruar Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ashtu sikurse ka deklaruar Haradinaj, takimi ka për qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në agjendën e vizitës është parashikuar që numri një i ekzekutivit të Kosovës do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryetarin e Bundestagut, Wolfang Schauble. “Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, është shprehur Haradinaj për mediat në paraprirje të vizitës së tij në Gjermani.

Sipas një artikulli të publikuar nga prestigjozja gjermane “Deutche Welle”,  Merkel do të shtrojë në tryezën e bisedimeve çështjen taksës prej 100 % ndaj mallrave me origjinë serbe, për t’i kërkuar Haradinajt pezullimin e kësaj mase me synim normalizimin e marrëdhënieve dhe rivendosjen e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Haradinaj ka shprehur në vazhdimësi vendosmërinë për mbajtjen në fuqi të taksës deri në njohjen reciproke me Serbinë.

Të këshilluara

Facebook nuk funksionon, përdoruesit në alarm

Përdorues të shumtë të rrjetit social më popullor “Facebook” kanë raportuar se gjatë ditës së sotme kanë hasur probleme dhe vështirësi në përdorimin e aplikacio...

12:56

Trump takim me Merkelin në Britani

Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, presidenti amerikan Donald Trump ka takuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është bërë në qytetin e Ports...

16:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI