Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Komisioni Europian rekomandon procedurë penale për borxhin e Italisë

Lapsi.al 6 June 2019
Komisioni Europian rekomandon procedurë penale për borxhin e

Brukseli ka kohë që ankohet, tani është koha për ta marrë seriozisht. Komisioni Evropian do ta detyrojë qeverinë italiane me anë të një procedure të deficitit të kthehet në rrugën e virtytit buxhetor

Komisioni Evropian e kërcënon Italinë për shkak të malit në rritje të borxhit me një procedurë penale. Një veprim i tillë justifikohet nga zhvillimi i borxhit publik të vendit, bëri të ditur Komisioni në Bruksel. Detyrimet e Italisë arritën 132.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) vitin e kaluar, në këtë mënyrë janë shumë më lart se tavani prej 60 për qind. Njëkohësisht, sipas Komisionit, qeveria italiane ka dështuar në reduktimin e borxhit në masën e premtuar. Meqenëse edhe ekonomia po rritet më ngadalë, raporti i borxhit ndaj PBB do të përkeqësohet këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministrat e financave të BE duhet të bien dakord për hapjen e procedurës së deficitit, e cila në fund mund të çojë në një gjobë prej miliarda dollarësh për Italinë. Italia mezi shpëtoi vitin e kaluar nga procedura penale e Brukselit. Në Romë që nga vera e vitit 2018 qeveris një koalicion i Lega-s ultra të djathtë dhe Lëvizjes populiste 5-Yje, të krahut të majtë.

Më shumë se 2.3 bilionë euro borxh

Pas disa javësh mosmarrëveshjesh dhe kërcënimit të dorëheqjes së kryeministrit pa parti Giuseppe Conte, partnerët e koalicionit me 5 yje dhe Lega i afruan përsëri pozicionet me njëri-tjetrin. Të martën (04.06), kreu i Lëvizjes-5-Yjet, Luigi Di Maio dhe kreu i Legas, Matteo Salvini, diskutuan mundësinë e shkeljes së rregullit të deficitit të BE, njoftoi gazeta Corriere della Sera. Salvini ka premtuar shkurtime drastike të taksave dhe prandaj injoron kërkesat e BE për disiplinën fiskale. Conte këmbëngul që Italia të respektojë rregullat e borxhit të Bashkimit Evropian, shkruan revista monitor.

Italia ka një nga borxhet më të larta publike në botë. Në fund të vitit 2018, borxhi arriti në më shumë se 2.3 bilionë euro. Kjo i përgjigjet rreth 132 për qind të PBB. Në eurozonë lejohet një maksimum prej 60 për qind.

Të këshilluara

Trump takim me Merkelin në Britani

Gjatë vizitës në Britaninë e Madhe, presidenti amerikan Donald Trump ka takuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi është bërë në qytetin e Ports...

16:11

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI