Flash

Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339  

Lapsi.al 6 June 2019
Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 339

Mazhoranca, prokuroria dhe shërbëtorët e tyre mediatikë janë përfshirë në një garë absurde për të fshehur atë që ndodhi me shitblerjen e votave të rilindjes në Durrës, duke përndjekur nxjerrësit e sekretit që në fakt e zbardhën atë. Nën shembullin që kryeministri Rama dha në intervistën në Opinion, ku në vend të shqetësohej për fenomenin u preokupua për nxjerrjen e sekretit shtetëror, të gjithë vartësit e tij janë hedhur në sulm.

I pari që foli nga socialistët ishte Ulsi Manja. "Emrat që përmenden në përgjime janë çështje e drejtësisë, jam i shqetësuar që bërja publike e tyre e ka dëmtuar hetimin, se nuk e di ca ka mbetur pa iu servirur publikut nga PD nga ajo dosje. Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike", dha orientimin ai.

Po me këtë linjë u shfaq pak më pas edhe ish vartësja e tij në Shkodër që sot luan rrolin e Prokurores së përgjithshme, Arta Marku. Gruaja që çdo ditë që qëndron në detyrë masakron imazhin e ideatorëve ndërkombëtarë të reformës në drejtësi deklaroi: "Prokurori i Përgjithshëm ndjehet i indinjuar që në radhët e prokurorisë akoma militojnë prokurorë apo punonjës të tjerë që janë gati që për interesa të vogla personale të bëjnë pazar me çdo dosje penale duke kontaminuar opinionin publik me informacione të pahetuara dhe të paverifikuara nga ata vetë si autoritete përgjegjëse për hetimin dhe verifikimin e tyre. Prokurori i Përgjithshëm i bën thirrje prokurorisë kompetente që të hetojë me shpejtësi nxjerrjen në publik të akteve që përbëjnë sekret hetimor dhe të vihet para përgjegjësisë penale kushdo, prokuror, oficer i policisë gjyqësore apo dikush tjetër që ka poseduar për shkak të ligjit CD-të dhe në vend që të ushtronte funksionet ligjore dhe të kryente hetimin objektiv, ka bërë publikimin e tyre".

Pas urdhërit politik dhe atij të eprorëve në mënyrë më qesharake reaguan dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët urdhëruan mediat për mosbotimin e përgjimeve që tashmë gjendeshin në faqen e Bildit.

"Nisur nga fakti se publikimi i akteve të mësipërme cënojnë sekretin e hetimit paraprak lidhur me procedimin penal nr 339 të vitit 2016, i cili nuk ka përfunduar akoma, çmojmë se duhet ndaluar publikimi i tyre nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv. Në këto kushte urdhërojmë ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penal nr 339 të vitit 2016 nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv” thuhet në  deklaratën për mediat” urdhëruan ata me një shkresë që për fat të mirë të mediave nuk e përfilli askush.

Por që kjo tablo të bëhej e plotë u vunë në shërbim dhe analistët e PS të cilët, në vend të mundoheshin të kuptonin se ç'ka ndodhur, filluan të kërkojnë se kush i ka nxjerrë sekretet. Shkrimi më tipik që u shpërnda në të gjitha mediat e majta qe ai i Alfred Pezës që thoshte: "Duken që janë po të njëjtët prokurorë e oficerë të policisë gjyqësore, që e kanë dorëzuar atë tek opozita, megjithëse ajo është ende zyrtarisht nën hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është po e njëjta mendje që duket se po e përpunon. E njëjta dorë që i shpërndan. Është i njëjti regjisor që llogarit kohën, vendin, masën dhe cilësinë e përgjimeve që duhen publikuar. Sigurisht duke e programuar që më parë, se nëpërmjet kujt, kur dhe ku. E për ti bërë gati të tjerët që të maksimizojnë efektet e saj në publik".

Pra po të shohësh të gjithë këtë zhurmë të njerëzve që po sillen si banditë të kapur në hall nga gjashtë përgjimet e publikuara nga Bild, të duket siku jeton në një republikë oruelliane ku më shumë faj ka ai që nxjerr të vërtetën sesa ai që ka bërë krimin.

©lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI