Nisur nga dita e sotme, vokalisitin e grupit “Offchestra”, Sezgin Curin mund ta thërrisni baba.
Këngëtari e ka dhënë lajmin e bukur për fansat e ndjekësit e tij me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan: “Që sot e tutje mund të më thërrisni baba, babi Sezgini”. Ai së bashku me bashkëshorten e tij, Teutën bëhen prindër për herë të parë. Kujtojmë që në datën 10 shtator të 2018-ës, çifti lidhën kurorë në një ceremoni në Prishtinë.