Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Priyanka Chopra: Meghan është vetvetja

Lapsi.al 4 June 2019
Priyanka Chopra: Meghan është vetvetja

 

Kujtojmë që para pak kohësh në media qarkulluan lajmet se një zënkë kishte ndodhur mes aktores dhe asaj që tani është dukesha e Sussex, pasi Priyanka nuk u paraqit në “baby shower”-in që Meghan Markle organizoi para lindjes, dhe kjo e fundit nuk u pa të ishte prezente në dasmën e famshme të aktores indiane me Nick Jonas.

Megjithatë asgjë nuk është e vërtetë nga këto që thamë më lart, të paktën sipas Priyanka-s dhe ato të dyja ende janë shoqe të mira.

Në një intervistë për “The Sunday Times” aktorja foli për miqësinë me Meghan, duke zbuluar se fillimisht ishin njohur teksa filmonin projektet e tyre në Kanada dhe menjëherë kishin kuptuar se e shihnin njësoj botën. “Meghan është shumë progresive, moderne, është një grua e bërë vetë që duket njësoj si ne. Është shumë e bukur dhe përpiqet që të jetë vetvetja në të gjitha situatat.”- shprehet bashkëshortja e Nick Jonas. Nga ana tjetër, Priyanka e quan trajtimin që i bëhet Meghan në media si të padrejtë dhe me prapavijë raciste, megjithatë shprehet se nëse është dikush që mund ta përballojë të gjithë këtë presion është vetëm ajo.

Për sa i përket gjërave që kanë ndryshuar tek ish-aktorja e “Suits”, që kur i është bashkuar monarkëve britanikë, Chopra thotë se nuk janë shumë. “E bukura e gjithë aventurës së saj është se gjatë gjithë kohës ajo vazhdon të jetë vetvetja. Shumë njerëz e kanë njohur pasi filloi të dilte me Harry-n por për mua që e njoh që në fillimet e saj, ajo ka mbetur e njejta, flet për gjërat që i interesojnë në të njejtën mënyrë si më parë. Ka qenë dhe ende mbetet vajza që do të ndryshojë botën.’- tregon aktorja indiane.

Të këshilluara

Jay Z, i pari me statusin e miliarderit

Jay Z është reperi i parë në botë që ka arritur statusin e një miliarderi, sipas Forbes. Në një raport të publikuar së fundmi 49-vjeçari fitues i çmimit Gramm ë...

10:10

Dua Lipa sërish koncert në Kosovë

Tashmë një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët është në horizont. Konkretisht po flasim për koncertin që ylli i muzikës me famë botërore, Dua Lipa do ...

17:18

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI