Prej një viti Ledion Liço pas emisionit “The Voice” është larguar nga ekrani dhe ka mbyllur çdo rrjet social dhe i është dedikuar punës dhe familjes së tij.
Mirëpo, ndonëse prej tij nuk ishte dëgjuar prej kohësh siç duket gjatë gjithë kësaj periudhe Ledioni ishte fokusuar tek puna e tij e re.
Së fundmi, Sara Hoxha dhe Lori kanë publikuar një video në Instagram ku tregojnë se ‘Digitalb’ ka realizuar një special-dokumentar për 15 vjetorin e krijimit të platformës që do të transmetohet në kanalin T në datën 9 qershor.
Gjatë videos prezantuese bie në sy edhe emri i Ledion Liços, i cili ndryshe nga herët e tjera këtë herë është Producent Ekzekutiv i këtij projekti.
