Elvana Gjata ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë nëpërmjet një postimi i cili shkaktoi shumë nervozizëm tek komentuesit.
Disa prej fansave shprehen të irrituar se kjo foto nuk ka lidhje me Shqipërinë, ndërsa të tjerë kanë cekur temën e mbulimit të grave myslimane.
“Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!
“Foto e frikshme, më kap panik”.
“Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”.
Ka dhe nga ata që e quajnë një gjest fisnik këtë postim të lëngëtares, duke qenë se ajo i përket besimit katolik:
“Shumë fisnike nga ana jote, Gëzuar”.
“Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.
Këngëtarja ka zgjedhur të mos replikojë më asnjërin prej tyre, të paktën për momentin!
![]()
![]()
![]()