Flash

Vrau 3 persona në vitin 1993, shqiptari arrestohet në Itali

Lapsi.al 3 June 2019
Vrau 3 persona në vitin 1993, shqiptari arrestohet në Itali

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë italiane.  I arrestuari Bardh Lula ekzekutoi tre persona 26 vite më parë dhe më pas u arratis pa adresë.

Sipas Policisë, ai fshihej në Itali duke përdorur një identitet boshnjak, ndërsa me 12 qershor të 1993, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L.  Aktualisht policia ka nisur procedurat e ekstradimit drejt Shqipërisë, ndërsa gjykata e ka dënuar në mungesë 49-vjeçarin me burgim të përjetshëm.

“Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit   me homologët italianë.Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Ëanted 3”. Operacioni i zhvilluar dhe finalizuar në Itali falë bashkëpunimit të  Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Zyrat ndërlidhëse reciproke UCI Albania në Shqipëri dhe Bari në Itali në bazë të informacioneve të siguruara më parë nga Sektori për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, për vendndodhjen dhe gjeneralitetet  që përdorte  i kërkuari.

U bë  arrestimi në Itali me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar: Bardh Lula (Luli) 49 vjeç, lindur në Lezhë, i cili fshihej në Itali  me emër e dokumentacion të falsifikuar si shtetas boshnjak. Ky shtetas ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 1996 e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Shtetasi Bardh Lula (Luli),  më  datë 12.06.1993 ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasit  N.L. , P.L. dhe M.L. Vijonë procedurat për ekstradimin  drejt Shqipërisë të personit të dënuar me burgim të përjetshëm”, njofton policia.

 

Të këshilluara

Vlorë, tentohet të vidhet një farmaci

NJë 37-vjeçar nga Vlorë është arrestuar, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë tentuar të vjedhin një farmaci. "Arrestimi i shtetasit me iniciale R....

15:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI