Flash

Trazirat në zgjedhje, Rama tremb djemtë e Laçit: Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie

Lapsi.al 3 June 2019
Trazirat në zgjedhje, Rama tremb djemtë e Laçit: Italinë e

Edi Rama vijon me takimet elektorale në Shqipëri. Sot pasdite ai është ndalur në Kurbin, ku prezantoi kandidaten e kësaj bashkie. Rama foli edhe për protestën e opozitës.

“E patë se cfarë ndodhi dje dhe e patë se si plaku që i mban lidhur si kokrrat e tespies, nxori sot sikur protestuesit ishin masakruar nga policia. Në fakt protestuesit ishin masakruar nga ata vetë, nga huliganë me shkopinj hekuri”, tha Rama.

Lidhur me paralajmërimin e opozitës për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, Rama iu kujtoi djemve të rinj të Lacit që të mos e provojnë të bëjnë trazira sepse nuk do të shkelin më në Itali dhe në asnjë vend tjetër të BE-së e SHBA-së.

'Italinë e keni si shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie', tha Rama.

Edhe ditë më parë Rama e ka përsëritur këtë kërcënim, ndonëse nuk është e qartë se nga buron kompetenca e tij për t’i ndaluar njerëzve hyrjen e përjetshme në vendet e BE-së dhe SHBA-së.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vlorë, tentohet të vidhet një farmaci

NJë 37-vjeçar nga Vlorë është arrestuar, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë tentuar të vjedhin një farmaci. "Arrestimi i shtetasit me iniciale R....

15:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI