Flash

Thaçi në takim me delegacionin fracezo-gjerman: Taksa ndaj Serbisë nuk hiqet

Lapsi.al 3 June 2019
Thaçi në takim me delegacionin fracezo-gjerman: Taksa ndaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim zyrtar këshilltarët diplomatikë të presidentit francez, Emannuel Macron dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel. Gjatë bisedës së zhvilluar, Thaçi është shprehur se dialogu me Serbinë duhet të rivendoset pa kushtëzime dhe se tarifa 100 % ndaj mallrave dhe produkteve me origjinë serbe, duhet të mbeten në fuqi. “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin.”- ka theksuar kreu i shtetit të Kosovës.

Thaçi rishprehu pakënaqësinë ndaj Bashkimit Evropian, që sipas tij po bën vlerësime me standarte të dyfishta, duke i mbajtur shtetasit kosovarë të izoluar dhe duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Më herët, në Forumin për Siguri që u mbajt në Budva gjatë fundjavës së shkuar, Thaçi e cilësoi vonimin e liberalizimit të vizave si një diskriminim, që me gjasë do të krijojë premisat për nxjerrjen në pah të ideve populiste dhe nacionaliste. “Sa më tepër që vonohet BE do të ketë më shumë popullizëm dhe ide nacionaliste më të fuqishme në gjitha shtetet e rajonit. Falë urtësisë për durimin kemi tejkaluar dhe një gjendje jo të lehtë mes dy shteteve për demarkacionin. Ky izolim i Kosovës po duket si një diskriminim. Nëse mbetët i izoluar, Kosova do të ketë ide dhe frymë më shumë populiste dhe nacionaliste."- tha mes të tjerash Thaçi pas punimeve të Forumit të Sigurisë.

Të këshilluara

Boeing: Problemi me 737 është tek krahët

Boeing ka njoftuar që disa avionë 737, përfshirë 737 Max, të bllokuar pas dy aksidenteve në Indonezi dhe Etiopi, mund të kenë pjesë difektoze në krahët e tyre. ...

11:01

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI