Flash

Kriza, politika shqiptare pret 'habere' nga Gjermania...

Lapsi.al 3 June 2019
Kriza, politika shqiptare pret 'habere' nga Gjermania...

Edhe pse fushata elektorale ka nisur zyrtarisht dhe Rama po shkon i vetëm drejt zgjedhjeve lokale, opozita shpreson ende për një zgjidhje, për nje formulë që ndoshta vjen nga Gjermania. Për këtë cështje ndodhet në Berlin kreu i opozitës, Lulzim Basha. Axhenda e tij e takimeve është mbajtur e fshehtë. I vetmi detaj që ka dalë është se takimet janë përgatitur nga Fondacioni Conrad Adenauer. Basha pritet të ketë takime në Bungestag, ku temë kryesore mbetet patjetër kriza politike në vend.

Por vec kreut të opozitës në Berlin ndodhet edhe presidenti Ilir Meta, si dhe dy ministra të kabinetit ‘Rama’, Sandër Lleshaj dhe Etilda Gjonaj, të shoqëruar nga Taulant Balla. Në dallim nga opozita që është fokusuar tek kriza politike, mazhoranca është e fokusuar tek integrimi dhe hapja e negociatave. Edhe njerëzit e Edi Ramës do të kenë gjithashtu takime në Bundestag për të bindur ata që mendojnë se vendi ynë nuk është ende gati për hapjen e negociatave.

Nuk mund të thuhet me siguri se cfarë të reje do të kemi nga Gjermania, por gjasat janë që të mos ketë surpriza në qëndrimet e Berlinit zyrtar. Deri më tani ndërkombëtarët njëzëri nuk e kanë përkrahur vendimin e opozitës për të dalë nga përlamenti dhe të bojkotuar zgjedhjet lokale.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vlorë, tentohet të vidhet një farmaci

NJë 37-vjeçar nga Vlorë është arrestuar, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë tentuar të vjedhin një farmaci. "Arrestimi i shtetasit me iniciale R....

15:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI