Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Arratisen 4 të burgosur në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë

Lapsi.al 3 June 2019
Arratisen 4 të burgosur në Greqi, mes tyre 2 shqiptarë

Sot në orën 04.00 të mëngjesit 2 shqiptarë dhe 2 gjeorgjianë, të vendosur përkohësisht në burgun e transferimit janë arratisur, pasi pak ditë më parë ishin implikuar në episode të dhunshme në burgun Koridhalos. Në 07.30 të mëngjesit të sotëm u arrestua një nga 4 të arratisurit.

Ata fillimisht kanë thirrur rojet për ndihmë kur një prej tyre u shtri në shesh dhe bënte të sëmurin.

Sapo rojet hynë në qeli, i kërcënuan me thikë të improvizuar, u morën armët dhe celularët dhe i mbyllën brenda.

Më pas zbritën në katin e parë, ku kërcënuan një tjetër polic që ndodhej në makinën e transferimit, morën makinën dhe u drejtuan në hyrjen e burgut ku përsëri kërcënuan me armë rojen.

Bëhet e ditur se të arratisurit morën armë dhe celularë, të cilat u përdorën në shkëmbim zjarri, pa të plagosur. Të arratisurit braktisën makinën e policisë pak metra larg burgut dhe u larguan në drejtim të panjohur. Në operacionin masiv policor përdoren dhe helikopterë që mbulojnë nga orët e para të mëngjesit gjithë Athinën.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI