Flash

Analistët e majtë: Cili është rreziku më i madh për Ramën në 30 qershor

Lapsi.al 3 June 2019
Analistët e majtë: Cili është rreziku më i madh

Cili është rreziku më i madh i Edi Ramës në këto zgjedhje ku ai po hynë pa konkurentë dhe pa garë? Në ditët e fundit disa prej analistëve më të njohur pro qeveritarë kanë rreshtuar listën e rreziqeve me të cilën do të përballet Rilindja. Dhe gati një zëri të gjithë kanë mbëritur në përfundimin se sfida reale nuk do të të jetë fitimi apo jo i 61 bashkive, por legjitimiteti politik që arrihet vetëm përmes pjesmarrjes sa më të madhe të votuesve.

Lexo më tej:

Andi Bushati:Udhëtim në Shqipërinë e Edi Ramës (Pas 30 qershorit)

“Po të merret parasysh situata elektorale unikale, në të cilën Partia Socialiste u detyrua të garojë e vetme në më shumë se gjysmën e bashkive dhe në gjysmën tjetër do të ketë përballë kundërshtarë të aftë për të mbledhur vetëm disa përqind të votave, nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama do të fitojë në 61 bashki, nga 61. Por ajo që analistët do të shohin një ditë më pas, nuk do të jenë përqindjet e fitores, por numrat e votave të marra” ka shkruar Karlo Bolinio në Shqiptarja.com editorialin me titull: “Çfarë rrezikon Rama (po dhe Basha) nga zgjedhjet pa garë” (Lexo këtu).

“Pikërisht sfida për të bindur shumë njërëz të zhgënjyer nga qeverisja 6 vjeçare shihet edhe nga Skënder Minxhosi si një sfidë e madhe: “A do të jetë në gjendje qeveria që të marrë zvarrë imazhin publik aktualisht jo fort rozë, problemet e skandalet që e kanë shoqëruar këto vite dhe konsumin e një mandati të dytë jo të lehtë, e të shpjegojë bindshëm përtej gjithë këtyre faktorëve, se përse duhet votuar në 30 qershor”?!- shkruan në Javanevs.al në editorialin me titull: “Disa rreziqe që lidhen me 30 qershorin”(lexo ketu)

Nisur nga kjo nevojë për sa më shumë votues Bolino mbërrin në konkluzionin: “Rreziku për Partinë Socialiste, në fakt, është se votat e marra nga kandidatët e saj do të ishin më pak se votat e marra në të njejtat zona në zgjedhjet e vitit 2017, apo në ato vendore të vitit 2015. Edhe pse formalisht pjesëmarrja nuk do të ndikojë mbi legjitimitetin e rezultatit, çdo votë më pak që do të marrë PS, do të kthehet në një argument tjetër në duar të PD dhe LSI për të pretenduar se rezultatet e vitit 2017 nuk ishin reale, se ekuilibrat politikë të vendit kanë ndryshuar dhe se, prej këtej rrjedh që është e drejtë dhe e ligjshme të pretendohen zgjedhje të parakohshme. Pra, protestat do të gjejnë karburant të ri” shkruan ai.

Po në të njëjtin përfundim arrin edhe Minxhozi i cili përcakton testin e bindjes së opinionit publik për linjën politike të Rilindjes. “Nëse PS do të arrijë të marrë jo fitoren e nënkuptuar, por një numër votash të ngjashme me zgjedhjet e fundit lokale, atëhere do të jetë e qartë si drita e diellit se ajo ka fituar edhe moralisht betejën e bindjes së opinionit publik për linjën e saj politike. Nëse në të kundërt pjesëmarrja do të jetë e ulët, kjo do t’i japë hov zërave të opozitës për braktisje të zgjedhjeve nga votuesit. “E patë, jua thamë që shqiptarët janë me ne, edhe ata i dogjën ‘mandatet’ si votues”, ky duket një refren lehtësisht i parashikueshëm në gojën e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës”.

Me sa duket të njëjtiën simptomë shikon si problem edhe Mero Baze. Por pa e përmendur drejt për drejt atë ai sugjeron një zgjidhje se pse votuesit e opozitës duhet të paraqiten në votime për të mos u identifikuar si përkrahës të PD dhe LSI-së. “Identikimi i trupës votuese, do të bëjë që presioni të shkojë direkt tek votuesi dhe kalkuluesit e zgjedhjeve ta kenë më të lehtë dhe me më pak kosto punën e tyre” shkruan ai në gazetan Tema në editorialin me titull: “Zgjedhjet, ku armiqtë e mundshëm janë po socialistë” (Lexo këtu).Dhe duke u nisur nga kjo Baze jep këtë këshillë për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme, po mbi të gjitha votimet e 30 qershorit:  “Ndaj ndoshta do të ishte e zgjuar si taktikë, që PD të bojkotojë zgjedhjet, por zgjedhësit e saj të mos identikohen si bojkotues, por të shkojnë të votojnë si të duan. Të paktën kështu nuk do ta kemi të qartë kush janë votuesit e PD e PS”, shkruan ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI