Flash

Zbulohet çfarë u tha në takimin e Metës me shefin e NATO-s

Lapsi.al 2 June 2019
Zbulohet çfarë u tha në takimin e Metës me shefin e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg pati një takim në Tiranë edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në njoftimin zyrtar fillimisht ka fjalë të përgjithshme për 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, etj.

Një pikë që bie në sy është ajo e zhvillimeve në rajon dhe sidomos Kosovës ku Meta thuhet se ka veçuar rëndësinë e pranisë së trupave të Aleancës në rajonin tonë si faktor kyç për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Prania e NATO-s në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe BE, kontribuon për një mjedis më të sigurt në terren, dhe është njëkohësisht thelbësore për tërësinë territoriale të Kosovës dhe stabilitetin në rajon”, - u shpreh Presidenti Meta. Një tjetër pikë është ajo e kthimit të FSK-së në ushtri, për të cilën NATO ka shprehur rezerva.

“Integrimi europian dhe euro-atlantik përbëjnë të vetmen garanci të besueshme për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe begatisë në rajon, bazuar mbi vlerat e përbashkëta, dhe përparimi në këto organizata ia vlen çdo sakrificë dhe punë të palodhur”, - mësohet të ketë thënë Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI