Flash

VIDEO/ Tension te kryeministria, ndërhyn Basha: Mos prekni policët!

Lapsi.al 2 June 2019
VIDEO/ Tension te kryeministria, ndërhyn Basha: Mos prekni policët!

Është tensionuar protesta e opozitës përpara kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur sërish bojë dhe shashka drejt godinës. Ka pasur edhe një moment tensioni mes një grupi protestuesish dhe disa efektivëve të policisë. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së kryetarit Basha që po mbante fjalën.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: “Rama Ik” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI