Flash

VIDEO NGA DRONI/ Shikoni protestën e opozitës nga lart

Lapsi.al 2 June 2019
VIDEO NGA DRONI/ Shikoni protestën e opozitës nga lart

Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë protestues janë nisur nga rrethet. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

"Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemi derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.

Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota: “Rama ik! Gjithë sheshi thërret: Rama ik” – tha Basha. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-02-at-20.00.49.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI