Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

VIDEO LIVE/ Plas në protestën e opozitës, lëndohen protestues, policë dhe gazetarë

Lapsi.al 2 June 2019
VIDEO LIVE/ Plas në protestën e opozitës, lëndohen

Është tensionuar protesta e opozitës te selia e parlamentit. Në drejtim të focave të policisë janë hedhur dhjetëra tymuese, flakadanë dhe kapsolla. Një prej kameramanëve është lënduar nga këto tymuese.

Plagoset edhe një prej protestuesve në hyrje të Parlamentit, nga ku po hidheshin kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. I plagosuri u dërgua drejt ambulancës nga protestuesit e tjerë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në Twitter duke u shprehur se është lënduar një prej efektivëve.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!” – shkruan Lleshaj.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve” –thuhet në reagimin e kreut të shtetit. Protestuesit kanë prishur gardhin metalik që ishte vendosur para Parlamentit. Kordoni i parë i policisë është tërhequr pas. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI