Flash

Protesta/Çfarë ndodhi 3 orë në mes të Tiranës dhe sinjali që Basha i çoi Ramës

Lapsi.al 2 June 2019
Protesta/Çfarë ndodhi 3 orë në mes të Tiranës

Zgjati rreth 3 orë protesta e opozitës këtë të dielë në Tiranë. Nisi si zakonisht rreth orës 19.30 me grumbullimin para kryeministrisë dhe kulmoi me zbritjen në shesh të kreut të selisë blu, Lulzim Basha. Ndryshe nga ajo që ndodhi një javë më parë kur incidentet ishin më të paktë, kjo e diel solli edhe një herë bojën, shashkat, tymueset, fishekzjarrët dhe gurët nga ana e protestuesve ndrysa policinë që iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Shenjat e para u dhanë që në grumbullimin para kryeministrisë. Në një moment ishin dhjetëra tymuese që u hodhën në drejtim të selisë së zyrës së kryeministrit Rama. Situata është qetësuar pas ndërhyrjes së kryetarit Basha që po mbante fjalën.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë oficer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë oficer policie. Vëllezër dhe motra, mos i prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë i njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti i tyre këndon: “Rama Ik” – tha Basha që u kujdes t’i dërgonte edhe një sinjal kundërshtarit politik.

Sinjalet politike të Bashës

“Dua ta them fare qartë sot, se koha për lojërat e Edi Ramës po merr fund. Kufoma politike që i dridhej dora teksa lexonte plagjiaturën e Albin Kurtit në Lezhë, tregon qartë se pushteti i krimit ka vdekur moralisht, por ai duhet kallur dhe politikisht” – tha Basha.

Më pas protesta iu drejtua godinës së parlamentit ku u shënuan edhe incidentet më të rënda. Në drejtim të forcave të policisë janë hedhur dhjetëra tymuese, flakadanë dhe kapsolla. Një prej kameraman është lënduar nga këto tymuese. Është plagosur edhe një prej protestuesve në hyrje të Parlamentit, nga ku po hidheshin kapsolla dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. I plagosuri u dërgua drejt ambulancës nga protestuesit e tjerë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj flet për 7 policë të lënduar. Duke parë situatën, policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Më pas protestuesit iu drejtuan selisë së PD-së ku Basha bëri një paralajmërim të fortë. “Koha për fjalët po mbaron”. Ishte ky mesazhi që Basha i dërgoi drejtpërdrejt kryeministrit Rama, në përfundim të protestës së opozitës së të dielës.

“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.

Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha.

Reagimet

Pas protestës së opozitës ku nuk munguan incidentet ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA-ve. Në një koment të saj në rrjetet sociale thuhet: “Ambasada e SHBA dënon dhunën që ndodhi gjatë protestës sonte. Grumbullimi paqësor dhe e drejta për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë janë shtylla të demokracive të shëndosha, por janë të drejta që duhen ushtruar paqësisht.

Përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos kur vënë në shënjestër policinë, nuk është akt paqësor, është i papranueshëm dhe jodemokratik. Iu bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve të protestës të ndalojnë aktet e dhunshme dhe të angazhohen në dialog konstruktiv” – thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka reaguar pas dhunës në protestën e sotme. Në një reagim, ambasada shprehet se nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protestë.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet protestat paqësore. Nuk ka vend për dhunë ose mjete shpërthyese në protesta paqësore. Liderët kanë përgjegjësi të ruajnë sigurinë dhe policia ka përgjegjësi të përgjigjet në mënyrë proporcionale për të ruajtur rendin publik. Për të mirën e çdo kujt duhet të jetë prioritet një protestë paqësore dhe e sigurt”.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve” –thuhet në reagimin e kreut të shtetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43