Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Përplasje pas protestës/ Qeveria: U lënduan 10 policë. PD: Mashtrim!

Lapsi.al 2 June 2019
Përplasje pas protestës/ Qeveria: U lënduan 10 policë. PD:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e së dielës janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po sipas ministrisë, prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë. Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërsa ministri i Brendshëm Sandër lleshaj ka qenë mjaft i ashpër me opozitën duke e akuzuar atë për aktet e dhunshme.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit! Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit. Lulzim Basha, që në 21.01.2011 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetëra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë” – shkroi lleshaj në Twitter.

Por Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se ky ishte një mashtrim.

“Recidivisti S.Lleshaj ka paturpesine qe te mbuloje gazin helmues dhe dhunen mbi protestuesit me rrenen e radhes per demtim te punonjesve te Policise. Asnje punonjes policie nuk eshte dhunuar nga protestuesit. Protesta ka qene live gjate gjithe kohes ne te gjitha mediat!” – shkruan Bardhi në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI