Flash

Televizioni publik belg: Protestat kërkojnë fundin e korrupsionit, dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz nga familja amerikane Trump janë shndërruar në Shqipëri në një lëvizje që kërkon reforma më të gjera dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Rama vlerësohet si njeriu që modernizoi vendin e tij, por njëkohësisht vazhdon të përballet me akuza për korrupsion dhe klientelizëm. Ky është portreti i një figure politike sa intriguese, aq edhe kontraverse.

13:28

Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Koha e fjalëve mbaroi, herën tjetër...

Lapsi.al 2 June 2019
Paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën: Koha e

“Koha për fjalët po mbaron”. Ishte ky mesazhi që i dërgoi drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të protestës së opozitës së të dielës. Nga selia e PD-së, Basha tha se tani nuk ka më vend për fjalë, pasi situatën do ta marrë në dorë populli.

“Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani, vetëm ju. E gjithë bota e di se ky është një pushtet i marrë me dhunë. Ne nuk pranojmë pushtet të marrë me dhunë. Harrojeni se mund të pranojmë pushtet të marrë me dhunë, por ju duhet ta lini popullin të flasë me votë.

Lëre popullin të flasë me votë të lirë e të ndershme, ti që duhet të kishe ikur me qindra herë ose ndryshe do të nxjerrë jashtë populli në protestën e ardhshme. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak sesa të lejohet sovrani të flasë me votë. Pranoje sot ose në protestën e ardhshme do të jetë sovrani që do të flasë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI