Flash

Kreu i NATO-s për pak orë në Tiranë, zbulohet axhenda

Lapsi.al 2 June 2019
Kreu i NATO-s për pak orë në Tiranë, zbulohet axhenda

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë të shkurtër në Tiranë. Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nënë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ndalesa e parë do të jete në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë. Pas këtij takimi vetëm disa orësh ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Vizita e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar. Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje, ndërsa maxhoranca nisi dje zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Të këshilluara

Korçë/ Sërish lëkundje të forta tërmeti

Dy lëkundje të forta tërmeti sapo janë ndjerë sërish në Korçë. Nga raportimet paraprake mësohet se lëkundjet kanë ndodhur brenda pak minutave dhe kanë qenë t...

21:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI