Flash

I dënuar për grabitje e drogë, arrestohet i shumëkërkuari

Lapsi.al 2 June 2019
I dënuar për grabitje e drogë, arrestohet i

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë sot në prangat e policisë në Kuçovë.

Policia njofton se shtetasi me iniciale A.P, banues në Kuçovë rezulton i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg për ‘Vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe Kultivim të bimëve narkotike’, dënim i dhënë në vitin 2017 nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Berat.

“Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim. 

Kapet dhe ndalohet një shtetas për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike” i dënuar me 11 muaj e 15 ditë burg.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: A.P, 46 vjeç, banues në Kuçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat me Vendimin e datës 21.06.2017, e ka dënur me 11 muaj e 15 ditë burg për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim dhe Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.” - njofton policia.

Të këshilluara

Korçë/ Sërish lëkundje të forta tërmeti

Dy lëkundje të forta tërmeti sapo janë ndjerë sërish në Korçë. Nga raportimet paraprake mësohet se lëkundjet kanë ndodhur brenda pak minutave dhe kanë qenë t...

21:10

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI