Flash

The Albanian Files: Anatomia e "rilindjes arkitekturore" të Edi Ramës

I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet.

20:59

Vrau ish-policin Arben Bilali/Si e mbrojti drejtësia Gjergj Cukalin

Lapsi.al 1 June 2019
Vrau ish-policin Arben Bilali/Si e mbrojti drejtësia Gjergj Cukalin

Ndër vite, drejtësia është treguar bujare me Gjergji Cukalin. Kështu, në vitin 2012, gjykimi i shkurtuar i uli në 1 vit e 4 muaj dënimin me 2 vjet burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Pesë vjet më vonë, në korrik 2017, falë gjyqit të shkurtuar, u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, si pjesëtar i një grupi të angazhuar në shpërndarjen e drogave të forta në kryeqytet. Cukali e priti këtë vendim në liri. Dy muaj para shpalljes së tij Gjykata e Lartë ia kishte zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, bazuar në një akt-ekspertim mjeko-ligjor, sipas të cilit qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën. Masa e re u thye prej tij, veprim që i kushtoi rikthim në qeli.

Në maj 2018, në përballjen e radhës me gjykatën, u dënua me 3 muaj burg. Dënimi u ul në 2 muaj nga gjykimi i shkurtuar dhe në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi lirimin, pasi dënimi ishte konsumuar me kohën e paraburgimit. Dërgimi në Apel i dosjes së grupit të drogës ka rezultuar me sukses vetëm për Gjergj Cukalin.

Në dhjetor 2018 Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tij në liri me kusht për 24 muaj. Apeli vlerësonte rrezikshmëri të pakët shoqërore të Cukalit. “Izolimi i të pandehurit nga shoqëria do të sillte një dëm shumë të madh në jetën e tij dhe të familjes së tij, dhe nuk do të ndihmonte aspak në arritjen e qëllimit të dënimit, edukimin dhe rehabilitimin e tij”, arsyetonte Apeli në vendim./ a2cnn

Të këshilluara

Moti, qershori nis me reshje shiu

RESHJET Sot (e shtunë dt.01) priten reshje të dobëta. Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më ...

08:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI