Flash

Video/ Liverpool në fronin e Europës: kampion për herë të gjashtë

Lapsi.al 1 June 2019
Video/ Liverpool në fronin e Europës: kampion për herë

  1. Liverpool ngjitet zyrtarisht në podiumin e historisë së Champions League. Kanë mbetur pas tashmë Bayern Mynich e Barcellona, sepse Reds kanë fituar suksesin e 6 (përfshirë sigurisht Kupën e Kampioneve) dhe mbeten pas vetëm Real Madrid (13) e Milan (7). E fundit për të kuqtë ishte fituar në 2005, në natën e pabesueshme të Stambollit në atë ndeshje të cmendur kundër Milan të Ancelotti. Pastaj dy humbje, në Athinë gjithnjë me kuqezinjtë e një vit më parë kundër Real Madrid. Këtë herë Reds kanë mposhtur në euro-derbin anglez 2-0 Tottenham, që bëri pothuaj gjithë ndeshjen por asnjë gol, duke vuajtur startin blitz të skuadrës së Merseyside, me penalltinë e minutës së parë, shkaktuar nga një gabim amatoresk i Sissoko, që lejoi Salah të shënonte golin e avantazhit. Në fund kompletoi misionin Origi, një tjetër gjetje e Jurgen Klopp, por nëse Liverpool ngriti Kupën me Veshë të Mëdhenj, është meritë plotësisht e Alisson Becker, deciziv ndaj Son, Eriksen e Moura, duke treguar diferencat me Karius, që një vit më parë i humbi trofeun përballë Real Madrid.

Për të gjithë komponentët e organikës, me përjashtim të Sturridge (e kishte fituar me Chelsea në 2011-12), është trofeu i parë. Natyrisht edhe për Jurgen Klopp e Tom Ëerner, presidentin amerikan, që erdhi në klub në 2010. Hakmarrja për humbjen e një viti më parë është përmbushur. Të gjithë ata që kujtojnë gafat e Karius, 12 muaj më pas kanë admiruar sigurinë e portierit të përfaqësueses së Brazilit Alisson. E këtë herë Kupa mori rrugën e Anfield.

E në finalen e shtatë, Jurgen festòi. Mallkimi i Klopp përfundoi në natën e Wanda Metropolitano të Madrid. Për gjashtë herë tekniku gjerman kishte ecur me kokë ulur për të marrë medaljen e argjendtë. Ishte Champions, Europa League ose një kupë kombëtare, me Borussia Dortmund ose Liverpool, favorit apo jo, finalja kishte qenë gjithnjë e njëjtë. Jo këtë herë. Për BBC, Klopp kishte rrëfyer se cfarë do ti kishte thënë i ati Norbert përpara sfidës me Tottenham, nëse do të ishte ende gjallë. "Fitoje këtë herë, Jurgen". Një dialog imagjinar, por ai iu bind gjithësesi. Liverpool është kampion i Europës, Jurgen Klopp është tekniku i kampionëve të Europës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI