Flash

Tërmeti në Korçë, Meta: Autoritetet t’u vijnë në ndihmë banorëve

Lapsi.al 1 June 2019
Tërmeti në Korçë, Meta: Autoritetet t’u vijnë

Presidenti Ilir Meta reagon për situatën e krijuar nga tërmeti 5.3 ballë në zonën e Korçës. Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e shtypit e Presidencës thuhet se “presidenti i Republikës, shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me pasojat e rënda të tërmetit në zonën e Korçës dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara”.

Presidenti Meta u bën thirrje dhe nxit të gjitha autoritetet qendrore dhe lokale, që të ndjekin me shumë vëmendje dhe të analizojnë me përgjegjësi këto pasoja, si dhe të marrin masa të menjëhershme në plotësimin e nevojave emergjente të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore duke u garantuar shërbim shëndetësor, pajisje me ushqim e ujë të pijshëm dhe sistemimin në ambiente të përshtatshme strehimi. Presidenti Meta u uron shërim të shpejtë qytetarëve të lënduar.

Të këshilluara

Rregullat e reja për provimin e patentës

Nga e hëna e parë e Qershorit te gjithe ata qe jane per provimin e patentes, per testin teorik do te perballen me ndryshimet ne test. Drejtoria e Përgjithshme t...

12:15

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI